TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peja dënohet me 5 mijë euro dhe dy ndeshje pa shikues

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Peja dënohet me 5 mijë euro dhe dy ndeshje pa shikues

Dy ndeshjet e para gjysmëfinale të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll nuk kanë kaluar pa dënime.

Komisioni i Garave pranë FBK-së, të martën ka shqiptuar dënime të rënda, sidomos për kampionen në fuqi, Pejën. Skuadra e Pejës përpos gjobës prej 5 mijë eurosh është dënuar edhe me dy ndeshje si vendas pa praninë e shikuesve.

Ky dënim i Pejës ka ardhur pas në ndeshjen me Golden Eagle Yllin në palestrën “Karagaçi”, ku ka pasur hedhje të gjësendeve të forta në parket nga ana e tifozëve pejan dhe është goditur në kokë basketbollisti i ekipit mysafir, amerikani Alonso Verge Jr, i cili paraprakisht bëri një provokim pas shënimit të pikëve.

Ai ka pësuar lëndim të lehtë, ndërsa për shkak të këtij veprimi, gjyqtarët kanë marrë vendim që të zbrazet pjesa e tifozëve prej ku edhe janë hedhur gjësendet.

E gjithë kjo ka ndodhur në fund të takimit, të cilin Peja e humbi me rezultatin e ngushtë 87:84 dhe është në disavantazh 1:0 ndaj Yllit.

Po ashtu, edhe trajneri i Pejës, Rami Hadar është gjobitur me 300 euro për gabim teknik. Tek Ylli janë gjobitur me nga 100 euro amerikanët Verge dhe Nate Grimes për gabime teknike. Te Peja kanë reaguar ndaj këtyre vendimeve, si dhe kanë paralajmëruar ankesë.

Dueli i dytë mes Yllit dhe Pejës, luhet të mërkurën në Suharekë dhe ekipi që regjistron tri fitore kualifikohet në finale.

Ndërkohë, një gjobë në vlerë prej 1200 eurosh e ka marrë edhe skuadra e Trepçës për shkak të fyerjeve të tifozëve të saj ndaj Dardan Berishës dhe hedhjes së gjësendeve të drejtim të lojtarëve të Prishtinës.

E te Prishtina është gjobitur me 100 euro basketbollisti Malcolm Armstead për gabim teknik. Trepça e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale me shifrat 87:81, ndërsa përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave luhet të enjten mbrëma në Prishtinë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën