TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Blick” paraqet më të mirët në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka i katërti

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
“Blick” paraqet më të mirët në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka i katërti

Gazeta e madhe zvicerane “Blick”, të martën ka paraqitur 15 futbollistët më të mirë në histori të Zvicrës.

Në listën prej 15 lojtarëve janë edhe dy shqiptarë.

Në vend të dytë është Xherdan Shaqiri, ndërsa Granit Xhaka renditet i katërti. Më i miri i Zvicrës, sipas “Blick”, është Stephane Chapuisat.

“Blick” ka paraqitur të arriturat e 15 futbollistëve të përzgjedhur, ndërsa ka pyetur nëse Xhaka meriton të jetë më lartë në renditje pas triumfit në Bundesligë me Bayer Leverkusenin. Xhaka të dielën siguroi titullin e kampionit në Gjermani. Është kapiten i Zvicrës.

Xhaka doli kampion bote në vitin 2009 me grupmoshën U17 dhe nënkampion i Evropës për grupmoshën U21 në vitin 2011. Fitoi dy Kupa FA me Arsenalin. Ka fituar dy tituj dhe një Kupë të Zvicrës me Baselin. Nga tetori i vitit të kaluar, Xhaka është rekordmen për ndeshje të luajtura me Zvicrën. I ka 123 paraqitje dhe 14 gola.

Xherdan Shaqiri ishte nënkampion i Evropës me Shpresat e Zvicrës në vitin 2011. Ai është lojtari i vetëm i përfaqësueses së Zvicrës që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve. Championsin e fitoi me Bayernin dhe Liverpoolin. Me të dyja skuadrat e mëdha ka fituar edhe tituj kampioni dhe trofe të tjerë. Shaqiri ka marrë pjesë në katër kampionate botërore dhe dy kampionate evropiane. Ka shënuar në çdo kampionat të madh që nga viti 2014.

Shaqiri, i cili luan për Chicago Fire, ka luajtur 121 ndeshje për helvetikët. Ka shënuar 30 gola.
Chapuisat tani është 54-vjeçar. Kulmin e ka arritur si lojtar i Borussia Dortmundit, ndërsa ka luajtur edhe në skuadra të ndryshme zvicerane. Për Zvicrën, sulmuesi ka shënuar 21 gola në 103 ndeshje. Chapuisat ka fituar dy herë Bundesligën dhe një herë Championsin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

KB Bashkimi nuk udhëton në Manchester, problem vizat

KB Bashkimi nuk udhëton në Manchester, problem vizat

“Ylli i Javës”, Ibishi i Malishevës

“Ylli i Javës”, Ibishi i Malishevës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova kritikohet nga ish-futbollisti italian

142 lindje për një javë në Gjinekologji

142 lindje për një javë në Gjinekologji

​Kosova nënshkruan marrëveshjen mbi 40 milionë euro me Bankën Evropiane për Investime në sektorin e shëndetësisë

​Kosova nënshkruan marrëveshjen mbi 40 milionë euro me Bankën Evropiane për Investime në sektorin e shëndetësisë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 52 raste

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 52 raste

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

Vendet paralajmërojnë kundër udhëtimeve pas valës së sulmeve në aeroportet saudite

Vendet paralajmërojnë kundër udhëtimeve pas valës së sulmeve në aeroportet saudite

Sulme të reja në aeroportin e Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur

Sulme të reja në aeroportin e Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur

Inflacioni 7.8 për qind këtë shtator, krahasuar me një vit më parë

Inflacioni 7.8 për qind këtë shtator, krahasuar me një vit më parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën