Bayer Leverkuseni është në rrugë të mirë për të fituar “tripletën”, shkruan “Bild” të dielën. Pas fitores 1:0 të shtunën në Union Berlin, Leverkuseni në fundjavën e ardhshme mund ta sigurojë titullin e kampionit.
Ka avantazh prej 16 pikësh me Bayern Muenchenin. Leverkuseni është në finale të Kupës gjermane, ndërsa të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës kundër West Ham Unitedit.