Jalen Ray me 21 pikë dhe Marvin Jones me 20 të tjera, ishin protagonistët kryesor në triumfin e Vëllaznimit ndaj Sigal Prishtinës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 99 me 94, ku këto dy skuadra po ashtu do të përballen dhe në çerekfinale të Play Offit.
Me pikë dyshifrore për gjakovarët luajtën dhe Maingat, Dallas e Llapi, ndërsa tek Prishtina më i dalluari ishte Diamond Stone që dhe pse shënoi 34 pikë nuk mundi ta evitonte humbjen.