Ballkani ka shënuar fitore minimale në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, duke e mposhtur rivalin lokal, Suharekën.
Skuadra nga Liga e Parë, u mbajt mirë për 90 minuta, por në çastet e fundit të ndeshjes, Marsel Ismajlgeci, me një goditje të saktë, i dha fitoren në ndeshjen e parë kampionit të Kosovës.
Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës në futboll, do të zhvillohen pas dy jave, më 17 prill.