TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht Schengenit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht Schengenit

Bullgaria dhe Rumania zyrtarisht i janë bashkuar – të paktën pjesërisht – zonës evropiane të udhëtimit pa viza, Schengen.

Ky vendim, që është përshëndetur gjerësisht në dy shtetet dhe në Bashkimin Evropian, hyn në fuqi pas negociatave që zgjatën për vite të tëra.

“Ky është një sukses i madh për të dyja shtetet. Një moment historik për zonën Schengen – zonën më të madhe në botë të lëvizjes së lirë. Së bashku, ne po ndërtojmë një Evropë më të fortë e më të bashkuar për të gjithë qytetarët tanë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një deklarate të lëshuar më 30 mars.

Që nga mesnata ka lëvizje të lirë të atyre që udhëtojnë me avionë dhe anije në të dyja shtetet, por jo përmes rrugëve tokësore.

Kjo për shkak të kundërshtimit të Austrisë, pasi Vjena ka argumentuar se rrugët tokësore të Rumanisë dhe Bullgarisë mund t’ua bëjnë më të lehtë migrantëve të hyjnë në shtetet e tjera të BE-së.

Si Bullgaria, ashtu edhe Rumania, që nisën negociatat për të hyrë në Schengen më 2011, po shpresojnë që kufijtë tokësorë të jenë të hapur deri në fund të vitit 2024.

I krijuar më 1985, Schengeni u lejon më shumë se 400 milionë njerëzve të udhëtojnë lirshëm pa kontrolle të brendshme kufitare. Në këtë zonë tani përfshihen 29 shtete evropiane, 25 prej tyre janë anëtarë të BE-së, plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Rumania dhe Bullgaria janë shtetet e vetme të BE-së nuk përfitojnë plotësisht nga të mirat e Schengenit. Kroacia – që iu bashkua bllokut më 2013, gjashtë vjet pasi Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare – është pranuar plotësisht në Schengen në janar të vitit 2023./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

​17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Begaj: Shqipëria konfirmon progresin me hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për BE

Kosova përballë Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

Analiza e plumbit të Charlie Kirk nuk gjen asnjë lidhje me pushkën e gjetur pranë vendit të ngjarjes

Analiza e plumbit të Charlie Kirk nuk gjen asnjë lidhje me pushkën e gjetur pranë vendit të ngjarjes

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Katz zbulon planin Izraelit: Kontroll ushtarak në jug të Libanit edhe pas luftës

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Shoferi i dehur shkakton aksident në Prizren, dërgohet në QKUK për tretman mjekësor

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, një i arrestuar

​27 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

​27 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

Kurti: Humbja dhemb, por jemi më afër se kurrë suksesit historik

Kurti: Humbja dhemb, por jemi më afër se kurrë suksesit historik

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjilan

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, policia nis hetimet

Osmani reagon pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të tërë

Osmani reagon pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të tërë

​17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

​17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën