TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

by teve1
6 minuta ago
0
A A
Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi meriton të avancojë drejt statusit të kandidatit dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto deklarata Kurti i bëri gjatë një adresimi në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA) në Dublin, ku mbajti diskutimin me temën “Rrugëtimi i Kosovës: Nga shtetësia drejt integrimit evropian”.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri foli për rrugëtimin historik të Kosovës drejt pavarësisë, zhvillimin demokratik, arritjet ekonomike dhe sfidat me të cilat përballet vendi në procesin e integrimit evropian.

Kurti theksoi se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE më 15 dhjetor 2022, por ende mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat.

“Ne duhet ta vlerësojmë aplikimin tonë dhe të fillojmë negociatat për anëtarësim. Ne nuk kemi kërkuar kurrë trajtim të veçantë, vetëm trajtim të barabartë”, deklaroi Kurti.

Ai vlerësoi rolin e Irlandës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke shprehur pritjen që ky shtet të mbështesë avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Kryeministri foli edhe për zhvillimin demokratik të vendit, duke përmendur zgjedhjet konkurruese, lirinë e shprehjes, shoqërinë civile aktive dhe përmirësimin e sundimit të ligjit.

Në këtë drejtim, ai iu referua edhe vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, duke theksuar përparimin e Kosovës në renditjet për luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e shtypit.

Në aspektin ekonomik, Kurti deklaroi se ekonomia e Kosovës gjatë dekadës së fundit është rritur mesatarisht për më shumë se katër për qind në vit, ndërsa janë shënuar rritje të eksporteve, investimeve dhe punësimit.

Ai përmendi gjithashtu mbështetjen për familjet, shtesat për fëmijë, përkrahjen për nënat e reja, arsimin e lartë publik pa pagesë dhe zgjerimin e shërbimeve digjitale përmes platformës e-Kosova.

Një pjesë të rëndësishme të adresimit Kurti ia kushtoi edhe sigurisë në rajon. Ai përmendi sulmin në Banjskë, më 24 shtator 2023, si dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Varagë të Zubin Potokut, më 29 nëntor 2024, duke kërkuar përgjegjësi për autorët e këtyre sulmeve.

Sipas tij, përgjegjësia për këto raste është e domosdoshme për vendosjen e drejtësisë dhe parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

Kurti theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit të saj strategjik drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe ndaj harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Ai rikujtoi edhe marrëdhëniet historike ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, duke shprehur mirënjohje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet në vitin 2008.

Në përfundim të adresimit, kryeministri tha se Kosova dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian jo vetëm për të përfituar nga integrimi, por edhe për të kontribuar në ndërtimin e një Evrope më të bashkuar, më të sigurt dhe më të begatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes, tregon çfarë ndodhi gjatë trajtimit të saj

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes, tregon çfarë ndodhi gjatë trajtimit të saj

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë në një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt

Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026

Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes, tregon çfarë ndodhi gjatë trajtimit të saj

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes, tregon çfarë ndodhi gjatë trajtimit të saj

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën