TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Stano: Jemi në pritje të raportit zyrtar për hetimet në Banjskë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Stano e quan zhgënjyes mosrreshtimin e politikës së Serbisë me atë të BE-së

Peter Stano

Bashkimi Evropian është akoma në pritje të raportit final të hetimeve lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano, teksa ka refuzuar që të komentojë takimin e zhvilluar në mes të ambasadorit serb në Amerikë, Marko Gjuriq dhe kryekriminelit Milan Radoiçiq, i cili edhe vet e ka pranuar organizimin e këtij sulmi.

“Nuk na takon neve të komentojmë për secilin takim të përfaqësuesve të administratës serbe. Por kënd e takoni ju, kjo para së gjithash flet për vet juve, veçanërisht nëse është fjala për takim me një të dyshuar për aktivitete kriminale. Por kur është fjala për sulmin në Banjskë, qëndrimi i Bashkimit Evropian mbetet i njëjtë. Jemi në pritje të raportit zyrtar përfundimtar nga hetimet dhe më pas do të shohim se si do të sigurohet llogaridhënia. Deri më tani, ne nuk kemi parë një raport të tillë, këtu në Bruksel”, tha Stano në konferencë.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, sulmin e 24 shtatorit e kishte cilësuar terrorist. Megjithatë, Bashkimi Evropian nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim drejt vendosjes eventuale të masave për shkak të Banjskës, duke u thirrur në domosdoshmërinë e përfundimit të hetimeve zyrtare, të cilat duhet t’i zhvillojnë autoritetet e Kosovës.

Ndonëse anashkalojnë të adresojnë përgjegjësit kryesorë për këtë sulm, zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdojnë të insistojnë se kryerësit e veprës duhet të përgjigjen penalisht. Brukseli vazhdon të mbrojë qëndrimin se është i gatshëm të ndërmarrë masa kur të verifikohet përgjegjësia për këtë sulm.

Lidhur me këtë, rregullisht i bëhet ftesë Serbisë që të bashkëpunojë në hetime dhe të sigurojë që kryerësit të sillen para drejtësisë.

Tags: BanjskëBEPeter Stano
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Mërgimtarja thotë se ju vodhën 94 mijë franga, nuk ka të arrestuar

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

SHBA nis raundin e gjashtë të sulmeve ajrore kundër Iranit

SHBA nis raundin e gjashtë të sulmeve ajrore kundër Iranit

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Mërgimtarja thotë se ju vodhën 94 mijë franga, nuk ka të arrestuar

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Ish-ushtari i UÇK-së që iu vranë 9 anëtarë të familjes: Nuk na frikësojnë deklaratat e ministres serbe

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Dy javë pa gjurmë -familja e Xhafer Raçit kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën