TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndihmësi i Fodas flet për synimet me Kosovën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ndihmësi i Fodas flet për synimet me Kosovën

Austriaku Robert Ibertsberger është njëri prej ndihmësve të selektorit të ri të Kosovës, Franco Foda. 47-vjeçari ka drejtuar Riedin e St. Poltenin në Austri, ndërsa ishte në stafet teknike të disa skuadrave të tjera. Pas dy vjetësh është kthyer në futbollin profesional dhe do ta ndihmojë Fodan te përfaqësuesja e Kosovës. Për herë të parë Ibertsberger do të punojë jashtë Austrisë.

Ibertsberger e Foda kanë të njëjtën kompani konsultimi, ndërsa kanë luajtur së bashku te Sturm Grazi. Idetë e tyre janë përshtatur dhe kështu gjermani Foda e angazhoi në shtabin teknik te Kosova.

Ndihmësi i parë i Fodas është gjermani Thomas Kristl, ndërsa i dyti është Ibertsberger.

Ibertsberger ka thënë se Kosova ka shumë lojtarë të mirë në aspektin individual.

“Çështja tani është të kemi një ide për lojtarët, të gjejmë një kombinim të duhur që gjërat të funksionojnë si ekip. Aftësitë përfundimisht janë aty”, ka thëbë Ibertsberger për “laola1.at”.

Austriaku ka folur edhe për synimet e Kosovës.

“Federata dëshiron hapin tutje, një nivel më lartë në Ligën e Kombeve dhe paraqitje me ndikim në kualifikimet për Kupën e Botës, ndoshta paraqitja në plejof. Mundësia është prezentë. Kemi lojtarë të mirë individualë. Ndoshta dikush do t’u bashkohet atyre. Ka shumë lojtarë që mund të zgjedhin mes dy vendeve. Ndoshta mund të bëjmë që të bashkohen me ne”, ka shtuar Ibertsberger.

Ai ka treguar se bëhet fjalë për lojtarë që mund të luajnë për Gjermaninë, Austrinë e Zvicrës.

“Është me rëndësi të kemi argumente të mira”, ka theksuar Ibertsberger.

Ibertsberger e di se me rezultate të mira tifozët e lojtarët në Kosovë bëhen pasionantë e emocionalë.

“Potenciali është aty. Tani është te ne trajnerët dhe te lojtarët për të kthyer entuziazmin”.

Entuziazmi rreth përfaqësueses së Kosovës ka rënë ndjeshëm pas cikleve rresht të pasuksesshme.

Kosova në mars e në qershor ka ndeshje miqësore, ndërsa në shtator nis me ndeshje në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Ibertsberger ka dhënë një intervistë edhe për “Salzburger Nachrichten”. Për këtë medium ka theksuar se synim i Kosovës është kualifikimi në Kupën e Botës 2026. Në tekstin për Ibertsbergerin, ky medium ka shkruar se Kosova me trajnerët e rinj synon lojtarë si Dijon Kameri e Mërgim Berisha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tifozët thyen autobusin e lojtarëve të Drenicës, shanë dhe hodhën mjetet ndezëse, Llapi përfundon në disiplinore

Tifozët thyen autobusin e lojtarëve të Drenicës, shanë dhe hodhën mjetet ndezëse, Llapi përfundon në disiplinore

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi mund të kthehet te Beshiktashi

Presidenti i Brazilit: Ancelotti më pyeti nëse duhet të përfshijë Neymarin në listët për Kupën e Botës

Presidenti i Brazilit: Ancelotti më pyeti nëse duhet të përfshijë Neymarin në listët për Kupën e Botës

Chivu do të firmos kontratë të re me Interin

Chivu do të firmos kontratë të re me Interin

Gashi reagon pasi mbeti jashtë Kryesisë: Një cikël ka përfunduar në LDK

Gashi reagon pasi mbeti jashtë Kryesisë: Një cikël ka përfunduar në LDK

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump pretendon se Kina është e lumtur që ai po e hap “përgjithmonë” Ngushticën e Hormuzit

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Ekstradohen nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën