TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Huthët marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne të naftës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Huthët marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne të naftës

Lëvizja rebele jemenase Huthi ka marrë përgjegjësinë për një sulm të premten ndaj një cisterne nafte në Detin e Kuq.

Huthët kanë nisur sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq nëntorin e vitit të kaluar. Këtyre sulmeve u janë përgjigjur me kundërsulme ndaj rebelëve Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar tregtinë botërore, që kalon përmes Detit të Kuq, një prej rrugëve kyçe të tregtisë në botë.

Forcat detare të Huthëve “kryen një operacion që shënjestroi cisternën britanike të naftës, Pollux, në Detin e Kuq”, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree.

Ai nuk tregoi se si rebelët kishin përcaktuar se kjo anije kishte lidhje me Britaninë, pasi në një databazë për anijet në Greqi, thuhet se anija e sulmuar operohej nga një kompani e Athinës.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se një raketë e lëshuar nga Jemeni “goditi anijen Pollux, që po barte naftë të papërpunuar”.

Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur hyri në fuqi vendimi i Uashingtonit për shpalljen e Huthëve si “terroristë”.

Megjithatë, kompania e sigurimeve, Ambrey tha se cisterna pësoi “dëme të vogla”.

Sulmet fundit vijnë pasi ushtria amerikane gjatë 16 shkurtit sulmoi tri raketa lundruese të Huthëve, që sipas Uashingtonit, po përgatiteshin që të sulmonin anijet në Detin e Kuq.

Rebelët e Huthit kanë thënë se sulmojnë anije që kanë lidhje me Izraelin apo që nisen drejt Izraelit në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.

Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po luftojnë që nga 7 tetori, pasi grupi radikal palestinez sulmoi Izraelin, duke nxitur ofensivën izraelite që ka lënë të vrarë mbi 28.000 persona në Gazë.

Tags: Deti i KuqHuthëtPollux
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, lëndohen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Aksident në Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, lëndohen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Transformimi vizual i ushtrisë, Qeveria miraton një sërë ndryshimesh

Transformimi vizual i ushtrisë, Qeveria miraton një sërë ndryshimesh

Gruaja palestineze ndërron jetë pasi ushtria izraelite vonoi ambulancën për më shumë se 30 minuta

Gruaja palestineze ndërron jetë pasi ushtria izraelite vonoi ambulancën për më shumë se 30 minuta

Kryeministri serb kërkon që tema e Paunoviqit të mbyllet

Kryeministri serb kërkon që tema e Paunoviqit të mbyllet

Spanja kampione e botës, mposht Argjentinën në finale

Spanja kampione e botës, mposht Argjentinën në finale

Spanja në epërsi kundër Argjentinës

Spanja në epërsi kundër Argjentinës

Finalja Spanjë-Argjentinë në vazhdime

Finalja Spanjë-Argjentinë në vazhdime

​Spanja kontrollon lojën, Argjentina reziston – pjesa e parë mbyllet pa gola

​Spanja kontrollon lojën, Argjentina reziston – pjesa e parë mbyllet pa gola

Auto Draft

28 vjetori i masakrës në Rahovec- Teqeja që u bë strehë për civilët

Auto Draft

Përurohet lapidari për dy dëshmorët e kombit në Shajnë të Dragashit

Auto Draft

Një muaj në spital i mituri me gjakderdhje, Nëna: QKUK e neglizhoi rastin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën