TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagavci për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë: Pamje të dhimbshme, votimi për Specialen ishte gabim

by Tëvë1
1 minutë ago
0
A A
Nagavci për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë: Pamje të dhimbshme, votimi për Specialen ishte gabim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë, pas gjashtë vjetësh, duke e cilësuar si të dhimbshme situatën në të cilën ai u rikthye për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Nagavci ka thënë se vitet e humbura dhe momentet familjare nuk mund të rikthehen, ndërsa ka theksuar se kjo situatë duhet të shërbejë si kujtesë për pasojat që mund të kenë vendimet politike në jetën e qytetarëve.

“Ato pamje duhet të na kujtojnë edhe diçka tjetër, se vendimet politike nuk mbeten në dokumente, por dalin nga kjo sallë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka vlerësuar se Jakup Krasniqi është një figurë e rëndësishme e historisë së Kosovës, duke rikujtuar rolin e tij në periudha të rëndësishme të shtetformimit.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Nagavci ka kritikuar votimin e vitit 2015 për themelimin e saj, duke e cilësuar atë si gabim dhe duke thënë se pasojat e këtij vendimi po shihen edhe sot.

“Votimi për themelimin e saj ishte gabim, pasojat e të cilit po i shohim edhe sot”, ka thënë ajo.

Në fund, Nagavci ka theksuar se nga kjo përvojë duhet të nxirren mësime për mënyrën se si deputetët i ushtrojnë përgjegjësitë dhe detyrat e tyre parlamentare.

Tags: arberi nagavciJakup KrasniqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kuvendi pritet të shqyrtojë sot masat emergjente për energjinë elektrike

​Kuvendi pritet të shqyrtojë sot masat emergjente për energjinë elektrike

Spera i përgjigjet ftesës së Kollçakut: Mandati im nuk më lejon të ndërhyj në rastet e ish-krerëve të UÇK-së

Spera i përgjigjet ftesës së Kollçakut: Mandati im nuk më lejon të ndërhyj në rastet e ish-krerëve të UÇK-së

Tahiri kundërshton procedurën për shkarkimin e katër anëtarëve të KPM-së: Do ta dërgojmë çështjen në Kushtetuese

Tahiri kundërshton procedurën për shkarkimin e katër anëtarëve të KPM-së: Do ta dërgojmë çështjen në Kushtetuese

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës për dyshimet për keqpërdorim të 2.2 milionë eurove

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës për dyshimet për keqpërdorim të 2.2 milionë eurove

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën