Presidenti kinez, amerikan dhe ai rus kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas takimit trepalësh në Shenzhen të Kinës.
Në deklaratë thuhet se Xi, Putin dhe Trump janë të përkushtuar për të ruajtur stabilitetin strategjik dhe sigurinë ndërkombëtare.
Shtohet se ata diskutuan sigurinë energjetike dhe planin për të rritur prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës, raporton BBC.
U theksua gjithashtu çështja e imunitetit që gëzojnë zyrtarët shtetërorë. Deklarata thotë: “Ata ranë dakord që Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe institucione të tjera të ngjashme nuk duhet të abuzojnë me juridiksionin e tyre.”
Lidhur me çështjen bërthamore, të tre udhëheqësit ranë dakord se “lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë” dhe se dialogu ishte i vazhdueshëm për të parandaluar përhapjen bërthamore.











