Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka reaguar zyrtarisht për herë të parë prej kur u shkarkua.
Ai ka thënë se vendimi ka qenë revansh politik, duke theksuar se ka qenë i habitur më këtë vendim, pasi siç ka thënë ai më shumë se gjysma e prezantimit të punës nga kryetari Rama kanë qenë nga drejtoria që ai ka udhëhequr.
“I habitur me këtë vendim për faktin se me angazhimin punën e vullnetin e rezultatet e shkëlqyera që kemi pasur në këtë drejtori gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin Rama, e ku këtë e dëshmon fakti se rreth 70 për qind e prezantimit të punëve dhe projekteve nga kryetari janë të drejtorisë që është drejtuar nga unë”, ka thënë ai.
Muslliu në një reagim në Facebook ka thënë se një ditë para shkarkimit mori përgëzime nga kryetari Rama, për një projekt të cilin ai e kishte prezantuar.
Rama ka shkarkuar Musliun me arsyetimin për gjendjen e rëndë të menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet, ndërsa ish-drejtori tha se kjo çështje në radhë të parë është përgjegjësi e kompanisë rajonale “Prishtina”.
Për këtë shkarkim ka reaguar edhe nënkryetarja e komunës nga radhët e PDK-së , Donjeta Sahatçiu.
Sipas saj, shkarkimi është bërë pasi PDK-ja nuk u pajtua me vendimin e kryetarit për për këmbimin e pronave komunale me ato private në Badoc.