TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani kërkon anëtarësim në Këshill të Evropës dhe statusin e vendit kandidat në BE

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani kërkon anëtarësim në Këshill të Evropës dhe statusin e vendit kandidat në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, mbështetje për statusin e vendit kandidat për BE si dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës, raporton teve1.info

Sipas komunikatës për medie të Presidencës, Osmani është shprehur mirënjohëse në mbështetjen e Irlandës ndaj Kosovës si dhe ka kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetjeje.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e Irlandës në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Tutje, ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetje drejt anëtarësimit final në Këshillin e Evropës, BE, por edhe në organizata ndërkombëtare. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mundëson mbrojtje të avancuar të të drejtave të njeriut.

Më tej, Presidentja Omani ka theksuar se është koha që edhe raportet e Kosovës me BE-në duhet të ngrihen në nivel tjetër.

“Kosova e meriton statusin e vendit kandidat. Kosova mishëron vlerat evropiane, ndaj, në këtë frymë ka pas angazhim të vazhdueshëm që legjislacioni ynë është në harmoni me ligjet e BE-së. Është momenti i duhur që ta marrim statusin e vendit kandidat”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Ndërsa, sipas njoftimit për medie, në raport me zhvillimet e fundit në Kosovë, Osmani theksoi se Kosova tashmë ka bërë hapa përmbajtjesor në deeskalimin e situatës në veri derisa ka thënë se masat e BE-së janë joproporcionale dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për qëndrimin e Irlandës kundër këtyre masave dhe përsëriti thirrjen për heqjen e tyre, ngase masat aktuale në fuqi kundër Kosovës janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Kurse sa i përket situatës së sigurisë, Presidentja Osmani tha se mungesa e masave kundrejt Serbisë në lidhje me sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të 25 shtatorit në Bansjkë vetëm se e inkurajon atë për të bërë sërish veprime të ngjashme, që cenojnë jo vetëm stabilitetin e Kosovës, por edhe rajonin”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Një muaj paraburgim prizrenasit që dyshohet se mbajti të mbyllur të dëmtuarin dhe e detyroi me kërcënime

​Një muaj paraburgim prizrenasit që dyshohet se mbajti të mbyllur të dëmtuarin dhe e detyroi me kërcënime

IKD: Ndërprerja e seancës konstituive cenon Kushtetutën dhe s’mund të arsyetohet me mungesën e marrëveshjes politike

IKD: Ndërprerja e seancës konstituive cenon Kushtetutën dhe s’mund të arsyetohet me mungesën e marrëveshjes politike

Ndërprerja e seancës konstituive, Hamza: LVV po tregon mungesë serioziteti

Ndërprerja e seancës konstituive, Hamza: LVV po tregon mungesë serioziteti

Zemaj: LDK nuk ishte e informuar për shtyrje, por ky është Albin Kurti

Zemaj: LDK nuk ishte e informuar për shtyrje, por ky është Albin Kurti

Sulmet izraelite në Liban plagosin tetë persona, ndërsa vazhdojnë negociatat në Romë

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Çfarë thotë Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit?

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti mban konferencë për media në ora 12:30 në Kuvend, pas shtyrjes së seancës konstituive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën