TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Zekaj u vra të dielën në Vitomericë të Pejës, ndërsa për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, e paraparë në nenin 393, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Selvije Morina Zejnaj, e cila ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas njoftimit të gjykatës, paraburgimi llogaritet nga 25 tetori 2026, në orën 20:00, deri më 24 nëntor 2026, në orën 20:00.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga pranimi i tij. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas informatave të raportuara, ndaj Jeton Sylajt ishte në fuqi një urdhërmbrojtje i Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin i ndalohej afrimi në më pak se dy metra në shtëpinë ku jetonte Arlinda Zekaj.

Në ditën kur ndodhi vrasja, Sylaj ishte arrestuar nën dyshimin për mospërfillje të vendimit të gjykatës, ndërsa Arlinda Zekaj kishte dhënë deklaratë në polici.

Pas kthimit të saj në shtëpi, Zekaj u vra. Për rastin dyshohet Albert Sylaj, kunati i saj, i cili, sipas informatave të raportuara, vazhdon të jetë në arrati.

Ndërkohë, Arlinda Zekajt sot i është dhënë lamtumira e fundit në Radafc të Pejës.

Tags: Gjykata ThemeloreTeve1vendimvrasja e Arlindes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Grupi i Radoiçiqit kërcënon banorët e një fshati në Serbi që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit

Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Qeveria: Rezervat e shprehura ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme

Dështon Mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

Dështon Mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, thirrje për kujdes

Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë është shumë pranë

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Supremja shfuqizon rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën