TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OBSH: Nuk ka spitale funksionale në veri të Gazës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
OBSH: Nuk ka spitale funksionale në veri të Gazës

Në veri të Rripit të Gazës nuk është asnjë spital funksional, ka thënë të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa i ka përshkruar pamjet e rënda të pacientëve të braktisur, të cilët kërkojnë bukë dhe ujë.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi, ka thënë se ka pasur personel të angazhuar në spitalet Al-Shifa dhe Al-Ahli në veri të Gazës.

“Stafi ynë është pa fjalë që mund të përshkruajnë situatën katastrofale me të cilën përballen pacientët dhe punëtorët tanë shëndetësorë”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për territorin palestinez.

Komenti i tij ka ardhur teksa janë rritur përpjekjet diplomatike për të arritur pauzë humanitare në luftën që Hamasi ka thënë se ka lënë të vdekur 20.000 njerëz në Gazë – 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë, raporton REL.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën me 2.3 milionë banorë, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Lufta ka nisur pasi Hamasi ka sulmuar Izraelin, më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng rreth 240 tjerë.

OBSH-ja e ka përshkruar së fundi spitalin Al-Shifa, më të madhin në Gazë, si “banjë gjaku”.

Muajin e kaluar, ushtria izraelite ka kryer një operacion në të, dhe për pasojë objekti është shkatërruar nga bombardimet.

Spitali më i vogël, Al-Ahli, ka qenë më pas vendi i vetëm ku janë kryer operimet në pjesën veriore të Gazës, mirëpo drejtori i saj ka thënë se të gjitha shërbimet janë pezulluar, pas bastisjeve të ushtrisë izraelitë të martën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

​77 vjet NATO

​77 vjet NATO

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zhvillimin

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

​Dita e fundit në presidencë, vlerësime dhe kritika për punën e Vjosa Osmanit

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën