TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Specialja ngre aktakuzë ndaj 53 personave për Masakrën e Mejës dhe fshatrave të Rekës së Keqe

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Prokuroria shënjestron rastin “Reflektori”, të përfshirë 11 persona

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër 53 personave për Masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe, të Komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit 16 prej këtyre personave ishin të pozicionuar në strukturat të rëndësishme ushtarake dhe policore të Serbisë.

“Prokuroria Speciale njofton se në periudhën 27-29 prill 1999, ishte zhvilluar një operacion i përbashkët dhe mirë i  organizuar i UJ-së dhe MPB-së, në të cilin morën pjesë edhe anëtarë të grupeve paramilitare. Në atë operacion janë vrarë treqind e shtatëdhjetë (370) civilë që nuk merrnin pjesë në luftime në momentin e vrasjes.

“Përveç vrasjeve, operacioni përfshinte dëbimin e mijëra civilëve nga ai regjion, djegien e shtëpive të tyre dhe dërgimin e dhunshëm për në Shqipëri. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime dhe konfiskime të dokumenteve personale të dëbuarve”, thuhet tutje.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë kundër pesëdhjetetre personave për masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë për masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe, të Komunës së Gjakovës.

Prokuroria Speciale njofton se në periudhën 27-29 prill 1999, ishte zhvilluar një operacion i përbashkët dhe mirë i organizuar i UJ-së dhe MPB-së, në të cilin morën pjesë edhe anëtarë të grupeve paramilitare.

Në atë operacion janë vrarë treqind e shtatëdhjetë (370) civilë që nuk merrnin pjesë në luftime në momentin e vrasjes.

Përveç vrasjeve, operacioni përfshinte dëbimin e mijëra civilëve nga ai regjion, djegien e shtëpive të tyre dhe dërgimin e dhunshëm për në Shqipëri.

Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime dhe konfiskime të dokumenteve personale të dëbuarve.

Për këtë krim janë akuzuar pesëdhjetë e tre (53) të pandehur prej të cilëve gjashtëmbëdhjetë (16) ishin të pozicionuar në strukturat të rëndësishme ushtarake dhe policore të Serbisë.

Të pandehurit me aktakuzë akuzohen për vepër penale në bashkëkryerje, Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminiuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 pika 1.1, 1.2, 14, 1.6, 1.8, 1.9 nën paragrafi 1.4, 1.6, dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Pejë për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Pejë për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

Sekuestrohen LSD, Crystal Meth dhe ekstazi në Pejë, një person arrestohet

Sekuestrohen LSD, Crystal Meth dhe ekstazi në Pejë, një person arrestohet

​Rriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjin

​Rriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjin

Hamza: Shteti duhet të funksionojë për qytetarët, jo për zhurmë politike

Hamza: Shteti duhet të funksionojë për qytetarët, jo për zhurmë politike

“Dardanët” rikthehen në stërvitje, fokusi Andorra

“Dardanët” rikthehen në stërvitje, fokusi Andorra

FC Drita nis me rinovimin e kontratave

FC Drita nis me rinovimin e kontratave

Pefqeli përfundon sezonin si më i miri i xhiros

Pefqeli përfundon sezonin si më i miri i xhiros

Arrestohet një person në Pejë për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Pejë për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

Sekuestrohen LSD, Crystal Meth dhe ekstazi në Pejë, një person arrestohet

Sekuestrohen LSD, Crystal Meth dhe ekstazi në Pejë, një person arrestohet

​Rriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjin

​Rriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjin

Irani kundërpërgjigjet pas sulmeve amerikane, godet një bazë ajrore të SHBA-së

Irani kundërpërgjigjet pas sulmeve amerikane, godet një bazë ajrore të SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën