Është arrestuar një person në Deçan për shitje të paautorizuar të armëve.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ky i fundit është dërguar në mbajtje.
“Deçan 31.10.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartë cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.