TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku i bën thirrje Kurtit ta prezantojë në Kuvend draftin e pranuar nga emisarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
LDK-ja vendos ta bojkotojë RTK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, ta prezantojë në Kuvend draftin e pranuar nga pesëshja e emisarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se prej dorëzimit të draft-statutit të Asociacionit, Kosova është në terr të plotë informativ.

“I ftoj institucionet e vendit të shpalosin draftin e pranuar publikisht para qytetarëve tanë. E ftoj kryeministrin ta prezantojë atë draft në Kuvend. Koha të bëjmë Kosovën. Pa mashtrues e popullistë! Janë të kushtueshëm, na humbin kohë e na lënë në vendnumërim.Sot, bëhen një javë që nga dorëzimi i Draftit të Statutit të Asociacionit nga pesëshja e emisarëve tek kryeministri i Kosovës. Që nga ajo ditë Kosova dhe populli i Kosovës janë në terr të plotë informativ. Tre ditë më parë, në prani të udhëheqësve kryesorë evropianë, ky dokument, u pranua për herë të parë nga kryeministri i Kosovës. Për herë të parë sepse kurrë më parë nuk kishim patur një dokument statuti. Kurrë më parë nuk ishte arritur kaq larg. Tani, yjet politike janë përplot ironi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më tej, Abdixhiku ka thënë se obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë, derisa ka shtuar se tani është koha që Kosova të ecë drejt NATO-s e Bashkimit Evropian.

“Fati i tillë megjithatë nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka të kuptojmë atë që duhej ta kuptonim një dekadë më parë. Se obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë. Se dalldisjet populliste janë veçse përkeqësim. Se Asociacioni nuk mund të shmangej si detyrim. Vetëm se humbëm kohë, humbëm mundësi, përfunduam aty ku ishim në fillim. Këtë herë pa njohje, pa marrëveshje finale, e përplot dialog në vazhdimësi.  Dhe mbi të gjitha, pa ndonjë shpjegim për një popull të tërë se çfarë ka pranuar Kosova në relacion me Serbinë. I ftoj institucionet e vendit të shpalosin draftin e pranuar publikisht para qytetarëve tanë. E ftoj kryeministrin ta prezantojë atë draft në Kuvend. Koha të ecim me aleatë. Drejt NATO-s e Bashkimit Evropian”, thuhet tutje.

“Koha të bëjmë Kosovën. Pa mashtrues e popullistë! Janë të kushtueshëm, na humbin kohë e na lënë në vendnumërim”, ka përfunduar Abdixhiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studim: Rreth 30% e punonjësve shëndetësorë në Evropë të ekspozuar ndaj rrezikut kancerogjen në punë

Mbyllet një objekt në Obiliq, dyshohet se ofronte shërbime mjekësore pa licencë

Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duhanit në ambiente të mbyllura

Sot shënohet Dita Botërore kundër duhanit

27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj

27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj

Kryediplomati shqiptar viziton Kosovën, takohet me krerët institucionalë

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Sot mbyllet afati për votuesit me nevoja të veçanta

E shtuna me temperatura deri në 37°C

Shi e diell, temperaturat deri në 27°C

​Tri partitë shqiptare bashkohen në një subjekt të vetëm politik – Forumi Shqiptar

​Tri partitë shqiptare bashkohen në një subjekt të vetëm politik – Forumi Shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën