TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​SPAK: Malltezi përfitoi 5.4 milionë euro, Berisha i dyshuar për korrupsion pasiv

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​SPAK: Malltezi përfitoi 5.4 milionë euro, Berisha i dyshuar për korrupsion pasiv

Dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës në aeroportin e Rinasit pasi SPAK e dyshon për dy vepra penale “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.

Më 15 tetor prokurorja e posaçme Enkeleda Minollai i kërkoi gjykatës nxjerrjen e 3 masave sigurie, të cilat u firmosën nga gjyqtarja Irena Gjoka më 20 tetor.

Sipas SPAK, gjatë procedurës së privatizimit Sali Berisha në cilësinë e kryeministrit ka konsumuar veprën e korrupsionit pasiv pasi ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte dhëndri i tij.

Në cilësinë e kryeministrit ka ushtruar presion dhe dhënien e urdhrave konkrete për konkludimin e procedurave të privatizimit që sipas dosjes janë kryer në kohë rekord brenda 6 muajsh.

Po ashtu, ai dyshohet se ka vendosur në dispozicion të dhëndrit struktura të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Pas këtyre favoreve është kryer privatizimi, janë ndryshuar destinacionet e zonave sportive që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtpërdrejtë Jamarbër Malltezi i cili për këto veprime akuzohet për korrupsion pasiv. Por hetimi i kësaj dosje nxjerr zbuluar edhe një shumë prej 5.4 milionë euro të përfituara ai, raporton Top Channel.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha Jamarbër Malltezi pretendon se nëpërmjet investimit te kompania “Homeplan shpk” që ka kryer ndërtimet tek ish kompleksi sportiv “Partizani” ka përfituar 5.4 milionë euro që sipas SPAK janë para të jashtëligjshme, pasi nuk ka qenë investitor duke fshehur kështu origjinën e parave. Ai ka shfrytëzuar ndërtuesin Fatmir Bektashi për t’i pastruar këto para.

Telashe me drejtësinë ka dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i cili ka shfrytëzuar territoret sportive për kryerje ndërtimesh dhe nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 milionë euro duke i paraqitur ato si të ardhura të ligjshme nga biznesi.

Në këto kushte gjykata e posaçme ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e dhëndrit të ish kryeministrit konkretisht 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari bankare në euro, dollarë dhe lek, si dhe kuotat e kapitalit themeltar më 3 kompani.

Tags: Jamarbër MallteziSali BerishaSPAK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti i Shqipërisë me mesazh për protestuesit: Jam i hapur për këdo që kërkon dialog

Presidenti i Shqipërisë me mesazh për protestuesit: Jam i hapur për këdo që kërkon dialog

Kreu i Policisë së Shqipërisë: Kemi dokumentuar çdo akt dhune, do të përgjigjemi me forcën e ligjit

Kreu i Policisë së Shqipërisë: Kemi dokumentuar çdo akt dhune, do të përgjigjemi me forcën e ligjit

“Tirana në flakë” dhe “zemërimi studentor”: Si i pasqyrojnë mediat ndërkombëtare protestat në Shqipëri

“Tirana në flakë” dhe “zemërimi studentor”: Si i pasqyrojnë mediat ndërkombëtare protestat në Shqipëri

Rama ndan pamje, një grua dhe një djalë i dërgojnë ushqim policit në detyrë

Radulloviq akuzon Listën Serbe për presion dhe frikësim, e quan edhe organizatë kriminale

Radulloviq akuzon Listën Serbe për presion dhe frikësim, e quan edhe organizatë kriminale

Kreu i Policisë së Shqipërisë: Kemi dokumentuar çdo akt dhune, do të përgjigjemi me forcën e ligjit

Kreu i Policisë së Shqipërisë: Kemi dokumentuar çdo akt dhune, do të përgjigjemi me forcën e ligjit

Termokos nis sezonin e ri të ngrohjes me kapacitet të kufizuar

Termokos nis sezonin e ri të ngrohjes me kapacitet të kufizuar

“Tirana në flakë” dhe “zemërimi studentor”: Si i pasqyrojnë mediat ndërkombëtare protestat në Shqipëri

“Tirana në flakë” dhe “zemërimi studentor”: Si i pasqyrojnë mediat ndërkombëtare protestat në Shqipëri

Ministri Gashani: “Rama, një fëmijë i pakënaqur e qaraman”

Ministri Gashani: “Rama, një fëmijë i pakënaqur e qaraman”

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për grabitjen e 8 mijë eurove në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën