Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video ku shihet se një grua dhe një djalë i dërgojnë ushqim një polici në detyrë.
Sipas komenteve që po qarkullojnë në rrjete sociale, ata janë familjarë të policit.
Që tri ditë në Shqipëri kanë eskaluar protestat e studentëve, ndërsa që janë djegur institucione shtetërore e dëmtuar edhe biznese private.
Nga përleshja mes policisë dhe protestuesve ka pasur të lënduar nga të dy anët.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa që Rama ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.







