TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Afër 700 milionë euro të pashfrytëzuara nga ekzekutivi

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria thotë se kryeministri Kurti do të vizitojë ShBA-në gjatë majit

Njohësit e çështjeve ekonomike në vend vlerësojnë se puna e Qeverisë Kurti në ekonomi ka stagnuar.

Sipas tyre, premtimet kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, ndërsa shqetësuese e shohin përqindjen e vogël të investimeve kapitale.

Krahas kësaj, njohësit e ekonomisë shqetësuese e shohin edhe mungesën e stabilitetit politik, me ç’rast thonë se ndikon në mungesë të investitorëve të huaj.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka stagnuar sa i përket çështjeve ekonomike.

“Nëse e përmbledhim punën e kësaj Qeverie në shumë fusha ka stagnuar, në punimet dhe në programet të cilat i ka prezantuar gjatë fushatës zgjedhore, sidomos në fushën e ekonomisë mbi të gjitha në fushën e investimeve kapitale. Në vitin 2022, por edhe 2023-ës na ka përcjellë numri jashtëzakonisht i vogël i përqindjeve të realizimit, në këtë vit është 27.8 për qind realizimi i këtyre investimeve kapitale që është shqetësuese”, u shpreh ai.

“Mjetet të cilat nuk hynë në treg dhe nuk realizohen ato projekte kapitale të  cilat janë mënyrë zëngjirure ekonomia tkurret, në këtë vit është mbi 600 milionë euro, që nuk janë futur në treg, kanë qenë të planifikuara të futën në sistemin e realizmit, bizneset janë dëmtuar sepse qarkullimi i atyre mjeteve është në banke dhe nuk është në gjepat dhe në llogaritë e bizneseve”, u shpreh Dreshaj.

Shqetësuese përqindjen e investimeve kapitale e sheh edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

“Premtimet kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, do të isha shumë i lumtur po të kisha anë pozitive sa i përket ekonomisë, sa i përket këtyre dy vite besoj që është mësuar diçka që stabiliteti politik i një shteti është parakusht i stabilitetit ekonomikë sepse pa stabilitet politike është e pamundur të kemi investitorë të huaj, grante dhe donacione, funksionimi i ndërmarrjeve publike është vërtet shqetësuese ku të gjitha janë barrë e buxhetit, ku edhe në sektorin publike edhe në atë privat kemi lëvizje të pagave është një demotivim për qytetarët. Nga Kosova po ikët me të madhe nuk po ikin vetëm të pa punët, po ikin edhe familje që nuk kanë një stabilitet ekonomik, ajo cka ndikon edhe më tepër në një dështim tjetër që e shoh është mungesa e një dialogu të mirëfilltë në mes të pozitës dhe opozitës”, thotë Gërxahliu për EO.

Ish-kreu i OEK-ut, thotë se mosshfrytëzimi i 730 milionë euro, është dëmi më i madh që po i bëhet sektorit privat. Për këtë, ai kërkon reflektim nga institucionet qeveritare.

“Është një mungesë e një dialogu substancial mes nivelit lokal dhe qendror dhe një mungesë apo një mos ekzistencë e dialogut social që është i rëndësisë të pa kontestuar. Vetë fakti që kemi një buxhet prej afër 730 milionë euro të pa shfrytëzuara që nënkupton mungesë të projekteve apo implementim të projekteve kapitale është dënimi më i madh që po i bëhet qytetarit, në veçanti sektorit privat. Paramendoni 730 milionë euro në gjuhën ekonomike mund të duplikohën me 5 të investohen dhe kjo është një tkurrje që po e ngulfat sektorin privat po rritet interesi për të marrë kredi nëpër banka komerciale apo në institucione të ndryshme mikro-financiare kemi mbyllje të bizneseve dhe e tëra kjo është një pasqyre reale që duhet t’i prek në ndërgjegje përfaqësuesit institucional në veçanti në Parlamentin e Kosovës por edhe Qeverinë”, u shpreh Gërxhaliu.

Tags: Besart DreshajekonomistëtSafet gerxhaliu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakra e Burgut të Dubravës, të mbijetuarit i kërkojnë Kurtit finalizimin e muzeut

Masakra e Burgut të Dubravës, të mbijetuarit i kërkojnë Kurtit finalizimin e muzeut

Pakoja e inflacionit 2.0, qytetarët me vlerësime të ndryshme për ndihmën

Pakoja e inflacionit 2.0, qytetarët me vlerësime të ndryshme për ndihmën

Opozita akuzon Kurtin se po tenton blerjen e votës me ndarjen e 100 eurove për disa kategori

Opozita akuzon Kurtin se po tenton blerjen e votës me ndarjen e 100 eurove për disa kategori

Rreth 200 mijë hektarë prona pyjore merren në menaxhim nga MBPZHR

Parlamenti i Cyrihut merr vendimin për dhënien e disa kamionëve të mbeturinave për Prishtinën

Katër qytetarë gjobiten me nga 500 euro për hedhje të mbeturinave në Prishtinë

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën