TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëria luan sot ndeshjen e madhe ndaj Çekisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shqipëria në avantazh pas pjesës së parë
Shqipëria luan një nga tre finalet për kualifikimin në Euro 2024. Fluturimi kuqezi drejt Gjermanisë nis nga “Air Albania”, aty ku mysafire do të jetë Republika Çeke.

Është padyshim sfida më e rëndësishme e kombëtares shqiptare që nga Francë 2016, si kurrë më parë, pak nga fundi i një faze kualifikuese jemi kryesues të grupit, dhe një fitore na mban udhëheqës deri në nëntor, por mbi të gjitha një trepikësh ndaj Çekisë do të thotë praktikisht kualifikim në Europian.

Është padyshim kundërshtari më i fortë i grupit, ndeshja e Pragës ishte më e vështira për kuqezinjtë, me Çekët që pavarësisht mungesës së emrave të mëdhenj, kanë një skuadër kompakte, shumë fizike dhe të organizuar, por nëse ka një moment për të bërë historinë për Shqipërinë është pikërisht ky.

Kujtimet e ëmbla të atij triumfi madhështor ndaj Polonisë janë ende të freskëta, një Shqipëri të tillë me 4 ndeshje pa humbje, 3 fitore dhe një barazim në një fazë kualifikuese, që luan emocionon, dhe shënon nuk e kemi parë kurrë.

Sylvinho kërkon ti japë vazhdimësi momentit në sprintin final të një misioni historik, edhe pse shqetësimet nuk mungojnë. Zëvendësuesi i Ismajlit, gjendja e Brojës dhe e Gjasulës mbeten për tu vlerësuar deri në momentin e fundit, por Shqipëria ka krijuar tanimë një identitet të qartë, një fytyrë që kërkon ta ruajë edhe përballë Çekisë, ku për të thënë të vërtetën edhe një barazim mund të konsiderohet një rezultat që vlen për llogaritë e kualifikimit.

Gjithsesi e sigurt është që kjo skuadër, me kaq cilësi, kualitet dhe bindje do të hyjë në fushë për të fituar. “Air Albania” do të jetë një spektakël më vete, ata që do të jenë aty janë më fatlumët e një numri të jashtëzakonshëm tifozësh që janë rrekur për të siguruar një biletë, një fat i madh që për ta shpërblyer sadopak, ju duhet ta shpërblejnë duke mbështetur si kurrë më parë kombëtaren pa rreshtur asnjë sekondë, të gjithë me një thirje: Shqipëri, fito për ne!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Juventusi po avancon në Stamboll pas 45 minutave

Juventusi po avancon në Stamboll pas 45 minutave

Ramadani në 11-shen e javës në Serie A

Ramadani në 11-shen e javës në Serie A

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi po e ndjenë mungesën e Xhakës

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Kosova pa Rrahmanin ndaj Sllovakisë?

‘Liria Ka Emër’ projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

‘Liria Ka Emër’ projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova 18 vjet shtet, krerët e institucional e vlerësojnë më të fortë se kurrë

Kosova 18 vjet shtet, krerët e institucional e vlerësojnë më të fortë se kurrë

Bashkësia Islame e publikon vaktin e Ramazanit, në kaq ora është iftari i parë

Bashkësia Islame e publikon vaktin e Ramazanit, në kaq ora është iftari i parë

Prekazi i mbushur me homazhe dhe protesta – Qytetarët nderojnë 17 Shkurtin dhe kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Prekazi i mbushur me homazhe dhe protesta – Qytetarët nderojnë 17 Shkurtin dhe kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Mesazhe urimi për Pavarësinë- Liderë botërorë urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mesazhe urimi për Pavarësinë- Liderë botërorë urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Milanoviç uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë, riafirmon mbështetjen kroate për integrimin evropian të Kosovës

Milanoviç uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë, riafirmon mbështetjen kroate për integrimin evropian të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën