Victor Osimhen vazhdon të jetë synimi kryesor jo vetëm i klubeve nga Arabia Saudite, por edhe i gjigantëve e europian.
Sipas raportimeve nga mediet britanike, së fundmi interes të lartë për sulmuesin nigerian ka shfaqur edhe Arsenali.
Madje “The Gunners” raportohet se janë të gatshëm të “sakrifikojnë” Gabriel Jesus për të firmosur me sulmuesin e Napolit.
Arsenal, raportohet se do të vihet në lëvizje për ta mbyllur këtë transferim që në janar, ndërsa Gabriel Jesus shihet si profili i përshtatshëm për t’u shkëmbyer me Osimhen, për t’u plotësuar më pas nga një ofertë e majme.