Ballkani ka dyfishuar epërsinë ndaj Dinamo Zagrebit. Ekipi i trajnerit Ilir Daja ka shënuar edhe golin e dytë dhe po tregohet superior ndaj ekipit të madh të Kroacisë. Epërsinë në 2:0 për Ballkanin, e ngriti sulmuesi Walid Hamidi, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë. Hamidi shënoi në minutën e 84-të.
Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Dinamos dhe pasi u fut në zonë, realizoi nga afërsia. Me këtë avantazh, Ballkani është afër fitores së parë në Ligën e Konferencës këtë edicion.