Edhe pse është në avantazh 1:0 prej pjesës së parë, Ballkani po sulmon dhe po tenton të ndërtojë aksione për gol edhe në pjesën e dytë.
Futbollistët e trajnerit Ilir Daja nuk po tërhiqen prapa dhe po e kërkojnë edhe golin e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dinamo as në pjesën e dytë nuk ka pasur ndonjë kërcënim serioz për portën e Ballkanit.