Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po vazhdon t’i befasoj të gjithë futbolldashësitë me paraqitjet e tija fantastike.
Së fundmi, në ‘Transfermarkt’ Brojës i është rritur vlera nga 9 milionë euro – në 18 milionë euro, shkruan Tëvë1
20-vjeçari po kalon një sezon fantastik te ekipi i Southampton në Premierligë. Ai ka shënuar gjashtë gola në 26 paraqitje (plus një asist).
Broja është një nga futbollistët më të shtrenjtë te Shqipëria. I vetmi lojtar që ka vlerën më të madhe te ‘Kuqezinjtë’ për momentin është mbrojtësi i Atalanta-s, Berat Djimsiti (20 milionë euro)./Tëvë1/