TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bytyqi: Protestuesit ishin të armatosur, Kurti iu frikësua tensioneve, PDK-ja bëri hile me procesin për presidentin

by Tëvë1
3 javë ago
8
A A
Bytyqi: Protestuesit ishin të armatosur, Kurti iu frikësua tensioneve, PDK-ja bëri hile me procesin për presidentin

Avokati Asdren Bytyqi ka komentuar protestën e mbajtur një ditë para miratimit të ligjit në lexim të dytë, si dhe zhvillimet politike që çuan drejt votimit të Justina Shiroka-Pulës për presidente të re të Kosovës.

Duke folur në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Bytyqi deklaroi se protestuesit kishin qenë të armatosur dhe se, sipas tij, institucionet e sigurisë dhe kryeministri Albin Kurti ishin në dijeni të kësaj situate.

Ai vlerësoi se protestuesit ishin të gatshëm të sakrifikoheshin për bashkëluftëtarët e tyre, duke theksuar se kjo duhej të merrej parasysh në vlerësimin e situatës.

“Protestuesit kanë qenë të armatosur. Kam pasur informacion edhe se institucionet e sigurisë kanë qenë të informuara, e ka ditur edhe kryeministri”, deklaroi Bytyqi.

Sipas tij, Kurti ishte i vetëdijshëm për rrezikun e përshkallëzimit të situatës dhe mundësinë e hyrjes së vendit në një krizë politike e të sigurisë.

“Unë mendoj se kryeministri iu ka frikësuar këtyre personave dhe e ka ditur që ata nuk zbrapsen, dhe Kosova mund të hyjë në tensione e në një krizë që nuk mund të menaxhohet ashtu siç dëshiron Albin Kurti”, u shpreh avokati.

Bytyqi foli edhe për procesin politik që çoi drejt zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e kishte zhvilluar këtë proces.

Ai pretendoi se PDK-ja kishte vepruar me hile, duke vlerësuar se propozimi i emrave për presidente ishte bërë në një mënyrë që, sipas tij, synonte ta dobësonte politikisht Kurtin dhe ta pengonte miratimin e ligjit.

“Dhe e dyta, mendoj që PDK-ja ka bërë hile, sepse Kurti e ka menduar që t’i nënshtrojë, ose siç duan të mendojnë ata, mirëpo këta kanë bërë hile”, deklaroi Bytyqi.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, Kurti kishte kuptuar se një përshkallëzim i situatës mund ta fuste vendin në një krizë të thellë.

Në fund, Bytyqi e cilësoi propozimin e Justina Shiroka-Pulës si një lëvizje politike të Kurtit, për të cilën tha se e kishte vënë PDK-në në pozitë që ta votonte kandidaten për presidente.

“Shahu i fundit që e ka bërë Kurti […] është se ia ka nxjerrë PDK-së Justina Shiroka-Pulën dhe këta nuk kanë pasur çare pa e votuar”, përfundoi Bytyqi.

Tags: albin kurtiKendi i debatitpresidnetjaProtestaTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, viziton familjen e Arlinda Zekajt

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, viziton familjen e Arlinda Zekajt

Paca konfirmon aksionin e Prokurorisë Speciale: Në mesin e pesë të arrestuarve edhe dy të huaj

Paca konfirmon aksionin e Prokurorisë Speciale: Në mesin e pesë të arrestuarve edhe dy të huaj

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Komisioni Evropian publikon Raportin për Kosovën, evidenton ngecje në sundimin e ligjit dhe sfida në zhvillimin ekonomik

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

Drita e Prishtina po barazojnë pas pjesës së parë

Drita e Prishtina po barazojnë pas pjesës së parë

Trump për rezultatet e zgjedhjeve: Irani ishte një nga faktorët që ndikoi në to

Trump për rezultatet e zgjedhjeve: Irani ishte një nga faktorët që ndikoi në to

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Komisioni Evropian publikon Raportin për Kosovën, evidenton ngecje në sundimin e ligjit dhe sfida në zhvillimin ekonomik

Barcelona mbetet një muaj pa Rodrin

Barcelona mbetet një muaj pa Rodrin

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën