Gjilani e ka lënë pas humbjen befasuese që e pësoi xhiron e kaluar nga Vushtrria dhe të martën mbrëma u kthye te fitorja në Superligën e Kosovës.
Gjilani e mposhti në shtëpi Drenicën me rezultatin bindës 3:0, në kuadër të xhiros së nëntë.
Armend Thaqi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 22-të për 1:0.
Golin e dytë e shënoi Mevlan Zeka nga afërsia në minutën e 65-të.
Sulmuesi Zeka e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 86-të.
Te Drenica në minutën e 50-të, Aurel Limani humbi penallti.
Për Gjilanin është fitorja e katërt, krahas dy barazimeve dhe tri humbjeve. E zë vendin e tretë me 14 pikë.
Ndërkohë Drenica ka dy fitore, katër barazime dhe tri humbje. Renditet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë.











