TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

17 vrasje nga janari deri në shtator, ekspertët kërkojnë ndërhyrje ndaj shenjave paralajmëruese

Tri vrasje brenda dy ditësh në Gjilan kanë lënë të vdekur tre persona. Ndërkohë, të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar 17 raste të vrasjeve.

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
0 0
A A

Dy ngjarje të ndara në Gjilan përfunduan me tre persona të vrarë.

Të premten, në Livoç të Ulët, një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj.

Pas ngjarjes, ai u vetëdorëzua në Polici.

Dy ditë më vonë, një tjetër vrasje u raportua në Pogragjë.

Baba dyshohet se vrau djalin e tij e I dyshuari ende ndodhet në arrati.

Sociologu Jahir Sumiqi tregon disa nga faktoret qe po qojnë drejtë vrasjeve

“Problemet ekonomike mungesa e dialogut mungesa e funksionimit të institucioneve relevante pra janë një zinxhir problemesh që po çojnë drejt vrasjeve….”, ka thënë Sumiq.

Të dhënat e Policisë së Kosovës, të siguruara nga TEVE1, tregojnë se nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar 17 raste të vrasjeve.

“Gjatë periudhës së nëntëmujorit të këtij viti (janar-shtator), janë evidentuar: 3 vrasje, 12 vrasje të rënda dhe 2 vrasje nga pakujdesia, gjithsej 17 raste”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, specialisti i psikologjisë klinike, Ilir Havolli, thotë se kërcënimet dhe sjelljet e mëparshme të dhunshme janë shenja paralajmëruese që nuk duhet të neglizhohen.

“Shenjat paralajmëruese për një sjellje të dhunshme janë kërcënimet, dhuna e mëparshme, përndjekja, kontrolli i tepruar, xhelozia ekstreme dhe xhelozia për hakmarrje. Janë shenja që nuk mund të neglizhohen, sidomos kur sjelljet përshkallëzohen. Atëherë ekziston rreziku real dhe nevojitet ndërhyrje e menjëhershme”, tha Havolli.

Havolli thekson se parandalimi kërkon identifikimin e shkaqeve të dhunës, edukimin emocional dhe qasjen në shërbimet psikologjike.

“Parandalimi fillon me identifikimin e shkaktarit të dhunës, edukimin emocional dhe qasjen në shërbimet psikologjike, ndërsa kur ka kërcënime serioze, duhet të aktivizohen institucionet përgjegjëse dhe të sigurohet mbrojtja e personit në rrezik”, u shpreh tutje Havolli.

Ndërkohë, gjatë vitit 2025, në Kosovë u regjistruan gjithsej 17 raste të vrasjeve.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Kush e kontrollon përdorimin e parasë publike në kohë zgjedhjesh?

Nesër mblidhet Qeveria e Kosovës

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Vikingu barazon me Bayernin

Vikingu barazon me Bayernin

Leipzigu fiton me golin e Grudës

Leipzigu fiton me golin e Grudës

Interi mposhtet në shtëpi nga Brugge

Interi mposhtet në shtëpi nga Brugge

“Info Nata”- 13.10.2026

“Info Nata”- 13.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën