Ballkani i Suharekës ka angazhuar edhe një futbollist. Kampioni i Kosovës të martën ka prezantuar Marsel Ismajlgecin.
23-vjeçari luan në krahun e majtë, ndërsa është nga Tirana. Si futbollist është zhvilluar te Tirana, ndërsa së fundi luajti në Bosnjë-Hercegovinë për Zrinjskin e Mostarit.
Ismajlgeci ka luajtur për U19 e U21 të Shqipërisë, ndërsa ka paraqitje edhe te Shqipëria A. Sipas uebfaqes së njohur për statistika “Transfermarkt”, Ismajlgeci ka vlerë rreth 300 mijë euro.
Te ekipi boshnjak kanë bërë të ditur se kanë pranuar huazimin e Ismajlgecit deri në fundin e sezonit aktual.