Temperaturat e larta nuk i ndalën që të dalin në protestë.
Edhe këtë të hënë disa qytetarë serbë kishin dalë para Komunës së Zveçanit.
Duke u ushqyer e zhvilluar biseda me njëri-tjetrin po e kalojnë edhe këtë ditë.
Por numri i tyre ishte i vogël krahasuar me ditët e para kur filloi protesta.
Nën hijen e tendave po qëndronin vetëm disa gra e vajza.
E siguria këtu po vëzhgohej nga ushtarët turk të KFOR-it.
Situatë e qetë ishte edhe në komunën e Leposaviqit.
E për dallim nga Komuna Zveçanit mesditën e së hënës para komunës së Leposaviqit nuk ishte asnjë protestues.
Pavarësisht nga kjo, situata këtu vazhdon të mbikëqyret nga ushtarët.
Karriget që i shfrytëzonin më përpara, ishin kthyer mbrapsht.
Ndërkohë, ushtarët hungarezë vazhdojnë ta sigurojnë komunën e Leposaviqit ku edhe po qëndron tash e më shumë se një muaj kryetari Lulzim Hetemi.