TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OceanGate pezullon ekspeditat pas shpërthimit të nëndetëses

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
OceanGate pezullon ekspeditat pas shpërthimit të nëndetëses

OceanGate, kompania me bazë në ShBA që menaxhoi nëndetësen turistike që shpërtheu gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut, ka pezulluar të gjitha operacionet kërkimore dhe tregtare.

Kompania në njoftimin në ueb faqen e saj nuk shtjelloi arsyet përtej shpjegimit: “OceanGate ka pezulluar të gjitha operacionet e kërkimit dhe tregtimit”.

OceanGate kishte planifikuar dy ekspedita në rrënojat shekullore të Titanikut, të vendosura në një cep të largët të Atlantikut të Veriut, për qershor të vitit 2024.

Autoritetet amerikane dhe kanadeze po hetojnë shkakun e shpërthimit nënujor të qershorit, i cili vrau të pesë personat që ishin në të dhe ngriti pikëpyetje rreth natyrës së parregulluar të ekspeditave të tilla.

Rojet bregdetare të ShBA-së javën e kaluar gjetën mbetje të supozuara njerëzore dhe mbeturina nga nëndetësja, e njohur si Titan, pas kërkimit në fundin e oqeanit.

Ekzaminimi i mbetjeve pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e shpërthimit.

Nëndetësja Titan, e cila dërgon pasagjerë deri në rrënojat e Titanikut, të fundosur në vitin 1912, në Oqeanin Atlantik – ishte zhdukur më 18 qershor.

Pas kërkimeve intensive nga shumë shtete, Roja Bregdetare e ShBA-së tha më 22 qershor se pasagjerët kanë vdekur pasi nëndetësja besohet të ketë shpërthyer.

Brenda nëndetëses ishin eksploruesi britanik, Hamish Harding, eksperti francez i nëndetëseve, Paul-Henri Nargeolet, biznesmeni pakistanezo-britanik, Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman, dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë OceanGate që ofron ekspeditën me nëndetësen Titan, Stockton Rush.

Tags: OceanGateSHBATitaniku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër vjet nga hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

Katër vjet nga hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

Irani sulmon Arabinë Saudite për herë të parë në gati tre muaj

Irani sulmon Arabinë Saudite për herë të parë në gati tre muaj

“Shqipëria një surprizë e bukur”, italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

“Shqipëria një surprizë e bukur”, italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

“Facebook” nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

“Facebook” nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

Finalja e madhe e Kupës së Botës, Spanjë-Argjentinë, do të transmetohet në televizonin publik

Finalja e madhe e Kupës së Botës, Spanjë-Argjentinë, do të transmetohet në televizonin publik

Pritje deri në 40 minuta në hyrje te Dheu i Bardhë, fluksi i ardhjes së mërgimtarëve po shtohet

Pritje deri në 40 minuta në hyrje te Dheu i Bardhë, fluksi i ardhjes së mërgimtarëve po shtohet

Vushtrriasi dërgohet në mbajtje pasi ofendoi gruan e me thikë e dëmtoi derën e shtëpisë

Vushtrriasi dërgohet në mbajtje pasi ofendoi gruan e me thikë e dëmtoi derën e shtëpisë

Policia e Kosovës parandalon një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në Zubin Potok

Policia e Kosovës parandalon një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në Zubin Potok

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Në gjendje të dehur theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën