TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OJQ-të për lejet e komunave: Disa komuna nuk janë në dijeni për planin hapësinor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
OJQ-të për lejet e komunave: Disa komuna nuk janë në dijeni për planin hapësinor

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP, kanë publikuar raportin tematik “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike gjatë dhënies së lejeve dhe licencave”.

Raporti vë në pah se disa komuna nuk janë në dijeni për planin hapësinor të vendit, madje disa prej tyre nuk kanë plane fare, e disa nuk e kanë në përputhshmëri me atë nacional.

Thuhet në raport se komunikimi ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore është i mangët, duke bërë kështu që të vështirësohet marrja e lejeve dhe licencave për investitorët potencialë.

Laura Nushi, pjesë e stafit hulumtues të INDEP, sqaroi se përveç këtyre, mungon edhe një zyre informuese që është shumë e rëndësishme për investitorët.

“Ne kemi sqaruar çfarë do të thotë leje mjedisore komunale, leje mjedisore të integruara dhe licenca. Kemi vërejtur që disa komuna nuk janë në dijeni për planin hapësinor të Kosovës dhe se plani i tyre komunal nuk ka qenë në përputhshmëri me atë hapësinor. Komunikimi mes niveleve komunale dhe qendrore mungon, është shumë i pakët. Ajo që kemi vërejtur në Kosovë është se mungon një zyre informuese. Kjo është e rëndësishme sidomos për investitorët e huaj. Edhe në nivelin komunal do të duhej të ishte nga një zyre informuese, që investitorët mos të bëhen barrë e ministrisë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Liron Gjocaj, po ashtu pjesë e stafit hulumtues te INDEP, tha se shpreson që rekomandimet e këtij raporti do të merren parasysh nga institucionet vendore për rritje te transparencës dhe llogaridhënies, zvogëlim të korrupsionit dhe lehtësim të procedurave për investitorët potencial.

Ai ka shpjeguar shkurt edhe metodologjinë e raportit.

“Raporti paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të kryer përmes një metodologjie kërkimore duke kombinuar metodologjinë kualitative me atë kuantitative. Janë organizuar takime me përfaqësuese të akterëve relevant, hulumtime, analiza të rasteve dhe analizim i detajuar i legjislacionit në fuqi, në mënyrë te identifikimit të hapësirave ku mund të ndërhyjmë e të rekomandojmë përmirësime që kontribuojnë në lehtësimin e procesit. Rekomandimet e këtij raporti, të cilat do i paraqesim sot, janë në të mirë të publikes, përmirësimit të punës se institucioneve, rritje te transparencës dhe llogaridhënies, zvogëlim të korrupsionit dhe lehtësim të procedurave për investitorët potencial. Duhet të theksoj, se shpesh herë në vendin tonë, mungon vetëm funksionaliteti i instrumenteve tashmë të krijuara, e të cilat nga zyrtarët institucional ndonjëherë edhe nuk dihet që janë aktive e që ekzistojnë. Ndër të tjera kemi edhe rekomandime konkrete, të cilat kanë dal nga hulumtimi i detajuar tash e disa mujor. Shpresojmë se rekomandimet tona nuk do të hasin ne vesh të shurdhër nga ana e institucioneve përkatëse, shpresojmë qe raporti të jetë efektiv në procesin e rritjes së transparencës dhe llogaridhënies”, tha ai./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë.

Auto Draft

Shtëpisë-muze iu vodhën 6 karrige, e bija e Ymer Elshanit: Jam e mërzitur shumë, s’e kam pritur

Auto Draft

“Rrethi problematik në Bibaj”, krijohen kolona – banorët nuk e duan, kanë edhe një emërtim interesant

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë.

Auto Draft

Shtëpisë-muze iu vodhën 6 karrige, e bija e Ymer Elshanit: Jam e mërzitur shumë, s’e kam pritur

Auto Draft

“Rrethi problematik në Bibaj”, krijohen kolona – banorët nuk e duan, kanë edhe një emërtim interesant

Auto Draft

Tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, Novosella: Projektet për ndër të Demaçit janë lanë në gjysmë

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Sulmi në Berlin, Konjufca: Kosova solidarizohet me Gjermaninë

Java fillon me mot të mirë

Rikthehet moti me diell, temperatura deri në 38 gradë javën e ardhshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën