TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kompanitë humbin dhjetëra mijëra euro nga bllokada në kufi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ndalohen kamionët me targa të Serbisë në Jarinje

Besart Krasniqi, tash e një javë, i ka të bllokuar 12 kamionë me grurë në kufijtë e Kosovës me Serbinë, përkatësisht në vendkalimet Merdare dhe Jarinjë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndalimin e kamionëve me mallra dhe targa serbe qysh më 15 qershor, në përgjigje të arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, më 14 qershor.

Nga ajo ditë, dhjetëra kamionë mbeten të bllokuar në anën serbe të kufijve.

Krasniqi, pronar i kompanisë për përpunimin e produkteve të drithërave “Amidoni Group”, me seli në Lipjan, thotë se kamionët e tij janë të ngarkuar me mall nga Serbia, Hungaria dhe Kroacia, por se të gjithë transportuesit kanë targa serbe.

Vlera e përgjithshme e grurit të bllokuar, sipas tij, arrin në rreth 96.000 euro.

“Malli nuk mund të kthehet, sepse e ka kaluar Doganën e Serbisë dhe nuk mund ta kthejmë as në Hungari dhe as në Kroaci”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

“Ata [zyrtarët serbë] nuk po i lejojnë [shoferët] të kthehen andej, këta tanët nuk po i lejojnë të hyjnë [në Kosovë]. Kështu që kemi mbetur duke pritur”, shton ai.

Zyrtarë të Doganës së Kosovës konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se asnjë kamion me mallra ose targa serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës që nga vendosja e ndalesës.

Qeveria e Kosovës e cilësoi ndalesën si masë të sigurisë dhe jo ekonomike apo tregtare.

Ajo nuk specifikoi se për sa kohë do të mbetet në fuqi.

Shpejtim Kuqi, pronar i kompanisë për prodhimin e këpucëve “Solid” në Suharekë, ka po ashtu katër kamionë me lëndë të parë të bllokuar në kufi.

“Asnjëri kamion nuk ka vlerë nën 80 mijë euro”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kuqi tregon se lëndën e parë e ka të siguruar nga Portugalia, por thotë se transportuesit janë me targa serbe, meqë “kanë kosto më të lirë”.

Ai shprehet i shqetësuar se mospranimi me kohë i lëndës së parë, e vonon produktin final për kompanitë e kontraktuara.

“Produktin final, në bazë të kontratës, duhet ta dërgoj në fund të muajit korrik në Itali. Unë me kohë jam mbrapa. Sipas planit, ky material është dashur të jetë në prodhim më 19 qershor. Nëse vonohet porosia, penalizohemi nga kompania blerëse”, thotë Kuqi.

Në bazë të një llogaritjeje të Aleancës Kosovare të Biznesit, vlera e mallrave që bizneset e Kosovës kanë të kontraktuara me kompanitë serbe apo të bllokuara në kufi, arrin vlerën e 30 milionë eurove./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën