TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zvarritet paga minimale, s’dihet a do të procedohet tutje apo mund të tërhiqet nga qeveria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Këto janë kushtet për punëtorët e sektorit privat që të përfitojnë shtesat prej 100 euro

Paga minimale vazhdon të mbetet ende 130-170 euro. Përkundër premtimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pagës minimale, ky projektligj po vazhdon të zvarritet.

LDK kërkon që paga minimale të kthehet prapa me arsyetimin se është jashtë kontekstit ekonomik e social në vend. Ndërsa, AAK konsideron se qeveria po dështon t’i miratojë ligjet që nuk i konvenojnë.

Projektligji për pagën minimale në lexim të dytë ka kaluar ne Komisionin për Buxhet javën që shkoi, mirëpo pushteti ende ka mëdyshje nëse do të procedohet si i tillë projektligji në seancë apo mund të tërhiqet nga Qeveria e Kosovës. Ndërkaq, njohësit e ekonomisë konsiderojnë se është e rëndësishme mënyra se si vjen te paga minimale, sipas tyre duhet të shikohet mundësia për rritjes së shumës nga ajo që është prezantuar.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së të hënës deklaroi se projektligji për pagën minimale në lexim të dytë ka kaluar në Komisionin për Buxhet javën që shkoi, mirëpo ka theksoi se mbetet me një vendim të qeverisë se a do të procedohet si i tillë projektligji në seancë apo mund të tërhiqet nga Qeveria e Kosovës.

Se Ligji duhet të tërhiqet prapa e thotë edhe deputeti nga LDK, Avdullah Hoti. Sipas tij, Ligji është diskutuar më shumë se një vit përpara se të hyjë në krizën e rritjes së çmimeve, me ç’rast, thotë se edhe paga minimale që kanë propozuar është jashtë kontekstit ekonomik dhe social në vend.

Hoti kërkon që në diskutim duhet të përfshihen të gjitha kategoritë që marrin pensionet e tyre lidhen me pagën minimale.

Ndërkq, deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj thotë se kjo qeveri ka dështuar sa i përket miratimit të ligjeve. Sipas tij, qeveria e ka humbur arsyen për të qenë në qeverisje dhe sa më e para që shkon aq më mirë është për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, njohësit e ekonomisë bëjnë thirrje qeverisë që t’i bëjnë gjithë parametrat e nevojshëm për pagën minimale. Sipas tyre, krahasim me krizën e inflacionit në vend, paga e propozuar nuk është e mjaftueshme.

Njohësi i ekonomisë, Besnik Avdiaj thotë se për punëtorët edhe 250 euro sot nuk është e mjaftueshme, nëse merret parasysh rritja e çmimeve dhe kostot e jetesës në vend.

Se Ligji i pagës minimale duhet të rritet e thotë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

Kujtojmë që, Kuvendi i Kosovës më 14 qershor të vitit të kaluar ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale. Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht. Projektligji, megjithatë, nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën. Në rast se miratohet edhe në leximin e dytë ashtu siç është, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kosova triumfon në një garë ShBA, merr 30 medalje

​Kosova triumfon në një garë ShBA, merr 30 medalje

Arrestohet në Klinë një i dyshuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për sulm dhe vrasje në tentativë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohen armë zjarri dhe fishekë

Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Sulmohet fizikisht një burrë në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi pret Trepçën në Gjakovë

Muriqi ia dedikon “hat-trickun” babit të ndjerë

Muriqi ia dedikon “hat-trickun” babit të ndjerë

Spalletti prezantohet te Juventusi: Nuk kisha arsye pse mos e pranoja ofertën, qëllimi dhe objektivat e bardhezinjve janë të qarta

Spalletti i pakënaqur me Zhegrovën e Conceicaon

​Kosova triumfon në një garë ShBA, merr 30 medalje

​Kosova triumfon në një garë ShBA, merr 30 medalje

Muriqi i lumtur te Mallorca, flet për opsionin e transferimit

Muriqi i lumtur te Mallorca, flet për opsionin e transferimit

Arrestohet në Klinë një i dyshuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për sulm dhe vrasje në tentativë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohen armë zjarri dhe fishekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën