TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

PDK kërkon shkarkimin e Hajdarit: Për 200 mijë litra vaj u paguan paratë por malli nuk erdhi

nga tëvë1
25 Maj, 2023
0
A A
PDK kërkon shkarkimin e Hajdarit: Për 200 mijë litra vaj u paguan paratë por malli nuk erdhi

Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur një mocion për gjendjen në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.

Paraqitësi i këtij mocioni, Ferat Shala ka thënë se ministria po shënon dështime e skandale të vazhdueshme.

Shala ka thënë fillimisht se një projekt 15 milion eurosh i Bankës Botërore është keqmenaxhuar.

“Projekti i Bankës Botërore CERP në vlerë 15 milionë euro, i keqmenaxhuar juridikisht dhe operacionalisht, duke trajtuar disa biznese e duke anashkaluar shumë të tjera meritorë, duke ridestinuar dhe keqmenaxhuar këtë projekt”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se një skandal tjetër ka të bëjë me lënien e artefakteve origjinale të Kosovës në Dubai.

“Skandali i radhës është skandali i Dubait Expo 2020, ku tetë muaj artefaktet e Kosovës mbesin në Dubai ndërsa kabineti qeveritar kthehet dhe pas tetë muajsh na vinë pa e ditur si është gjendja e tyre. Pra një ministre që i lë artefaktet më kryesore shtetërore, historike, origjinale në Dubai”.

Sipas tij ministria ka shkarkuar deri më tash shtatë sekretarë pa arsye si dhe po i paguan ekspertët për hartimin e strategjisë së Industrisë 1000 euro në ditë.

“Emërimi dhe shkarkimi deri më tani i shtatë sekretarëve permanent. Një ministri që Brenda një gjysmë mandati shkarkon dhe emëron shtatë sekretarë permanent, do të duhej të reflektonim të gjithë ne për të ditur se çka po ndodhë, çka janë ata njerëz dhe kjo ministre që operon me njeriun në mënyrë të paligjshme dhe padinjitetshme. Angazhimi i ekspertëve me pagesë 1000 euro ditën, në Kosovën ekonomikisht çfarë e dimë të gjithë, kjo ministri angazhon ekspertë për hartimin e Strategjisë së Industrisë, 1000 euro ditën. Me pas qenë strategji për NATO-n, 1000 euro në ditë është kosto e lartë”, ka deklaruar Shala.

Shala ka folur edhe për një aferë tjetër të pretenduar, duke thënë se janë paguar paratë për 200 mijë litra vaj por vaji ende nuk ka ardhur në Kosovë.

“Sot e kemi edhe keqmenaxhimin e vajit ushqimor, rreth 200 mijë litra vaj të kontraktuara në kompaninë perëndimore të një shteti mik, nuk kanë ardhur. Pagesa është kryer ndërsa vaji nuk ka ardhur në Kosovë”, ka thënë ai, shkruan teve1.info.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

​10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

​10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

​10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

​10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

Shënohet sot Dita e Evropës

Shënohet sot Dita e Evropës

Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale nga 16 deri në 21°C

Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale nga 16 deri në 21°C

Tentativa e tretë për konstituimin e Kuvendit, çfarë do të ndodhë?

Të premten edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit, a do të del “tymi i bardhë”?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X