Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se që nga viti 2016 ai kishte alarmuar se Rusia është duke bërë strategji në Ballkan.
Sipas tij, pas luftës Rusi-Ukrainë, është rritur rreziku i destabilizimit të Ballkanit.
“Në vitin 2016 pata alarmuar se pentrimi rus është duke vazhduar me strategji në Ballkan. Sot, pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, rreziku i destabilizimit të Ballkanit është rritur. Koha e fundit që Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe bashkë me të gjithë mekanizmat tanë dhe me partnerët strategjik të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovës”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Teve1.info/