Kandidati i Partisë Socialiste në Kolonjë, Erion Isai, është goditur gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës nga një simpatizant i Partisë Demokratike pranë fshatit Qinam.
Siç raportohet, Isai ka qenë duke lëvizur me veturën e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur.
Kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.
Njëri nga simpatizantët e PD-së, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë, raporton TCh.
Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës, ndërsa është shoqëruar personi që e ka goditur.