“Anëtarësimi në NATO nuk e ka vetëm aspektin e sigurisë, pra të bëhemi pjesë e NATO dhe ata të kujdesën për neve. Para anëtarësimit në NATO shteti duhet të ketë një qëndrueshmëri të qartë politike. Për të arritur me hy në NATO, duhet me pas një sistem të drejtësisë të konsoliduar dhe me besueshmëri të lartë që lidhet me luftën kundër korrupsionit. Unë mendoj se nuk asnjë mundësi teorike edhe praktike Kosova me u bë pjesë NATO-s deri sa të përfundon marrëveshja Kosovë – Serbi” është shprehu Demhasaj.
Më tej ai ka shtuar se Kosova ka shumë punë për të hyrë në NATO “ Një shtet që do me hi në NATO duhet me pas edhe demaskimin mirëpo ne nuk e kemi. Ne nuk e kemi demaskimin me Serbinë dhe kjo lyp kohë, pra janë disa çështje të mbrendëshme që ne nuk i kemi të përfunduara dhe nuk mundemi me i thënë askujt pse nuk na pranoni me hi ne NATO sepse ende nuk i kemi kryer të gjitha detyrat “.
“Kemi shumë punë, ne duhet ta shfrytëzojmë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, të Gjermanisë e po ashtu edhe të Brukselit për ta përfunduar dialogun me Serbinë dhe për ta finalizuar marrëveshjen në mënyrë që të mos kemi më probleme të tilla dhe pastaj të merremi me çështje të brendshme”, ka thënë Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatiti” në Tëvë1.