Policia ka arrestuar një person në Kamenicë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të Detyrimit.
I njëjti dyshohet se ka tentuar t’ia vë flakën veturës së një familjari, në shenjë revolte pasi viktima nuk kishte pranuar t’i jepte para.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.