TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Interi “shkërrmoç” Veronën, ngecin Milano dhe Roma, fiton Lazio

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Interi “shkërrmoç” Veronën, ngecin Milano dhe Roma, fiton Lazio

Interi rikthehet fuqishëm në garën për një vend në zonën Champions, teksa mposhti Veronën me rezultatin e thellë 0-6 dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi, që e ngjit në vendin e katërt me 60 pikë.

Zikaltrit dominuan totalisht, teksa pas disa pritjeve të Montipo, ishte Gaixh që devijoi topin në portën e tij në mënyrë të pafat, duke u dhënë avantazhin djemve të Simone Inzaghit.

Minutat 36’ dhe 37’ ishin vendimtare për fatin e takimit, pasi fillimisht ishte Calhanoglu që shënoi një gol spektakolar dhe më pas ishte Dzeko që dërgoi topin në rrjetë për herë të tretë, duke çuar skaudrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 0-3.

Në pjesën e dytë ishin Lautaro dy herë dhe Dzeko që shënuan sërish, duke vulosur fitoren e thellë 0-6, që sinjalizon edhe rikthimin e Interit në një formë të shkëlqyer, në sprintin final të sezonit.

Milani zhgënjeu në shtëpi, këtë herë përballë Cremoneses, ku nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1. Ishte Okereke ai që shënoi në minutën e 77’, pasi bëri çfarë deshi me dy qendërmbrojtësit kuqezi dhe dërgoi topin në rrjetë. Kuqezinjtë u përgjigjën me Kruniç në shtesë, duke shmangur humbjen dhe marrë një pikë me vlera.

Nuk shkoi përtej barazimit 1-1 edhe Roma në transfertën ndaj Monzës, ndonëse kaloi e para në avantazh. El Sharawi u dha avantazhin verdhekuqve, por më pas ishte Caldirola ai që riktheu baraspeshën, duke ndalur verdhekuqtë.

Mori tre pikët Lazio, që iu fal një goli të Felipe Anderson në minutën e 14 dhe një tjetri të Basic në shtesë, për të fituar me rezultatin 2-0 ndaj Sassuolos dhe për të ruajtur vendin e dytë në renditjen e Serisë A.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën