TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Unë asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje apo presion

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Unë asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje apo presion

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi po e jep fjalën e tij para trupës gjykuese në Hagë.

Krasniqi ka folur në mënyrë kronologjike për jetën dhe angazhimet e tij që i ka pasur ndër vite.

Fillimisht ka thënë se vjen nga një familje ku arsimi ishte shumë i rëndësishëm për familjen.

“Më lejoni që në fillim të këtij procesi t’i them disa fjalë për jetën time, jo për të mbrojtuir vetveten nga njollosja që më bëhet në këtë akuzë por për të ndriçuar atë që më duket e domosdoshme për të kuptuar pafajësinë time të plotë. Jam linduar më 1 janar 1951 në fshatin Negroc në rajonin e Drenicës. Unë jam vëllai i dytë nga mosha. Babai im Januz Krasniqi ishte i arsimuar dhe me pak angazhim do të ishte mësues. Por nuk u pajtua me regjimin e kohës dhe zgjodhi ta punojë tokën dhe të përkujdeset për arsimimin e fëmijëve të tij. Arsimi ishte shumë i rëndësishëm për familjen”, ka thënë Krasniqi, transmeton teve1.info

Tutje ka përmendur kur në aksionin e mbledhjes së armëve, ia kishin rrahur babanë për vdekje.

“Kur isha 5-6 vjeç në dimirin e 1956-57 nën pretekstin e mbledhjes së armëve, regjimi Jugosllav filloi një valë të re të dhunës së dizajnuar për dëbimin e shqipatërëve. Babai im ishte viktimë e kësaj dhune. Më kujtohet kur babai im u kthye i rrahur për vdekje në shtëpi dhe në një qoshje të shtëpisë sonë nëna mundohej t’ia lehtësonte dhimbjen e torturës çnjerëzore të ushtruar ndaj tij. Edhe sot e kësaj dite më kanë mbetur të ngulitur në kujdesjen time përpëlitjet e tmerrshme të babai tim. Ai ka qenë i përndjekur dhe ka përjetuar trauma edhe më të mëdha. Burgosja ime ishte shumë e vështirë për të”, ka thënë Krasniqi

Krasniqi ka treguar se si është dënuar me burg dy herë pas protestave të vitit 1981 dhe se si ishte maltretuar.

“Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje më 1981 dhe 1982 kam përjetuar tmerret që nuk përshkruan me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të enjtura nga rrahjet. Më dënuan dy herë. Më 1981 më dënuan me 14 vjet e më 1982 më 15 vjet burg. I përmenda torturat për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm. Asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar të cilët ishin përgjegjës për torturat fizike, nuk kanë qenë objekt kritike në shkrimet e mia”, ka deklaruar Krasniqi.

“Nuk e kuptoj logjikën e akuzës kundër meje. Unë e urrej dhunën, vrasjen, burgosje, torturat, dënimet. Jo vetëm se janë ushtruar ndaj popullit tim, por i konsideroj tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Unë asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, asnjë burgosje, asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë”, ka deklaruar tutje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Seanca konstituive shtyhet në 17:00, nënkryetarët do të votohen në pako

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën