TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përzgjedhësi i ri i Spanjës befason me listën, nuk fton 15 lojtarë që ishin në Katar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Përzgjedhësi i ri i Spanjës befason me listën, nuk fton 15 lojtarë që ishin në Katar

Përzgjedhësi i ri i Spanjës, Luis de la Fuente, e ka kthyer portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga, por nuk ka ftuar 15 lojtarë që ishin në Botërorin e Katarit.

De la Fuente e publikoi listën të premten para ndeshjeve kualifikuese të Evropianit që zhvillohen këtë muaj.

Përzgjedhësi i ri, që e zëvendësoi Luis Enriquen, ka thirrur 11 futbollistë që i kishte pasur në skuadër edhe Luis Enrique në Botërorin e vitit e kaluar, kur Spanja humbi nga Maroku në 1/8 e finales.

Në listën e tij nuk janë përfshirë kuarteti i Barcelonës, Jordi Alba, Ferran Torres, Ansu Fati dhe Eric Garcia, bashkë me mesfushorët e Atletico Madridit, Koke dhe Marcos Llorente, si dhe sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio.

Iago Aspas i Celta Vigos që është 35-vjeçar është ftuar sërish, ndërsa ndeshjen e fundit me Spanjën e ka luajtur në vitin 2019. Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez 33-vjeçar, është kthyer te “Furia e Kuqe” për herë të parë që prej vitit 2018.

Kepa është në skuadër për herën e parë që prej vitit 2020. Portieri i Athletic Bilbaos, Unai Simon, që ishte titullar në Botërorin e Katarit dhe në Kampionatin Evropian, është i lënduar.

Spanja luan me Norvegjinë në Malaga më 25 mars, ndërsa kundër Skocisë do të luajë në Glasgow tre ditë më vonë.

Në Grupin A janë edhe Gjeorgjia dhe Qipro.

Në listën prej 26 lojtarëve janë edhe Dani Ceballos, mbrojtësi i Bilbaos, Inigo Martinez, dhe mesfushori i Real Sociedadit, Mikel Merino. Të gjithë këta munguan në Botëror.

Gerard Moreno i Villarrealit dhe Mikel Oyarzabal i Sociedadit u thirrën sërish pasi munguan në Katar shkaku i lëndimit.

Në vend të të pensionuarit nga përfaqësuesja Sergio Busquets, De la Fuente ka ftuar Martin Zubimendin, i cili ka vetëm një paraqitje.

Joselu Mato, sulmues i Espanyolit, mund të debutojë me Spanjën në moshën 32-vjeçare. Ai ka shënuar 12 gola në ligën spanjolle këtë sezon, dhe e njëjta vlen për qendërmbrojtësin e Osasunas, 29-vjeçarin David Garcia.

Në listë janë edhe katër tinejxherët që luajtën në Botëror, Alejandro Balde, Gavi, Pedri dhe Nico Williams.

61-vjeçari De la Fuente, ish-mbrojtësi i majtë i Sevillas dhe Athletic Bilbaos, ndihmoi Spanjën ta fitonte Kampionatin Evropian U19 në vitin 2015, e të njëjtin sukses e arriti edhe në vitin 2019 me grupmoshën U21.

Ai po ashtu udhëhoqi ekipin Olimpik të Spanjës që e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Lista e Spanjës:

Portierë: Kepa Arrizabalaga (Chelsea), Robert Sánchez (Brighton) David Raya (Brentford).

Mbrojtës: José Luis Gayà (Valencia), Alejandro Balde (Barcelona), Aymeric Laporte (Manchester City), Íñigo Martínez (Athletic Bilbao), Nacho Fernández (Real Madrid), Dani Carvajal (Real Madrid), David García (Osasuna), Pedro Porro (Tottenham).

Mesfushorë: Rodri Hernández (Manchester City), Martín Zubimendi (Real Sociedad), Mikel Merino (Real Sociedad), Pedri González (Barcelona), Gavi Páez (Barcelona), Fabián Ruiz (Paris Saint-Germain), Dani Ceballos (Real Madrid).

Sulmues: Álvaro Morata (Atlético Madrid), Dani Olmo (Leipzig), Nico Williams (Athletic Bilbao), Bryan Gil (Sevilla), Mikel Oyazarbal (Real Sociedad), Iago Aspas (Celta Vigo), Joselu (Espanyol), Gerard Moreno (Villarreal).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Prestianni do të luajë ndaj Real Madridit

Prestianni do të luajë ndaj Real Madridit

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

“InfoNata” 19.02.2026

“InfoNata” 19.02.2026

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën