TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bordi i BQK-së i dërgon katër kandidatë për Guvernator, kritikohet procesi përzgjedhjes

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bordi i BQK-së i dërgon katër kandidatë për Guvernator, kritikohet procesi përzgjedhjes

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka shqyrtuar listën e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Me këtë rast, katër kandidatë sipas Bordit i kanë plotësuar kushtet për t’u përzgjedhur në krye të BQK-së.

Në listën që është dërguar nga Paneli, deputetët e partive opozitare patën kritika sa i përket mënyrës sesi ka shkuar procesi i përzgjedhjes së Guvernatorit.

Kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurbonja tha se nga konkursi i hapur për të parin e BQK-së janë përzgjedhur 4 kandidat dhe se procesi i përzgjedhjes është monitoruar dhe është bërë në bazë të projektit të ambasadës Britanike.

“Procesi është monitoruar nga Ambasada Britanike dhe kanë aplikuar 17 kandidatë, dhe 14 kandidatë janë ftuar për intervistim. Edhe nga projekti është cilësuar se të përzgjedhurit i plotësojnë kushtet. Renditja e kandidatëve është vendosur që të bëhet në bazë të pikave që kanë marr kandidatët. Kandidatët janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj”, tha ai.

Ai tha se ka pasur ankesa sa i përket një kandidati në këtë proces. Ku dy kandidat kanë pasur pika të njëjta dhe kandidati i 4 është përzgjedhur në listën e ngushtë për shkak të integritetit.

Deputetja Duda Balje, tha se në këtë përzgjedhje është shkelur ligji për barazi gjinore.

“Ne kemi marr komplet listën me 5 kandidatë, nuk keni kufizim që me qenë 4 apo 5. Në baze të ligjit për barazi gjinore jeni i detyruar. Unë mendoj se keni shkelur ligjin për barazi gjinore.

Unë këtë raport nuk e përkrahi. Ne deputetët duhet të vendosim se kush është më i mirë, ju e keni shkelur ligjin,” tha ajo.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku po ashtu kritikoi përzgjedhjen e kandidatëve të kësaj liste.

Sipas tij problem në këtë proces është edhe mospërfshirja e ligjit për barazi gjinore.

“Ne na ka ardhur në email edhe ankesa e kandidatit. Për procedurën që ju e keni përzgjedhë dhe metodologjinë dhe unë jam kritik në këtë aspekt. Përveç Ligjit të BQK-së duhet të ndjekën edhe ligje të tjera. E shohim që kemi vlerësime të ndryshme, që ju thirreni në barazi gjinore kjo nuk pi ujë hiq, ju duhet t’i kishit sjell 3 apo 4 kandidate. Në këtë drejtim duhet t’i ofrohet Kuvendit që 2 burra duhet t’i hynë në garë dhe 2 gra duhet që të hyjnë në garë. Nëse nuk kthehet në rivlerësim kjo listë, vota ime do të jetë kundër dhe do ta pamundësoj votimin”, tha ai.

Bashkim Nurboja tha se sipas Ligji thuhet se personat që zgjidhen duhet që të jenë me integritet.

Deputetja Balje duke ju kundërpërgjigjur tha se Bordi e ka shkelur Kushtetutën.

“Kushtetuta është me e lartë se ligji, ju mund të filozofoni”, reagoi ajo.

Anëtarja e Panelit për Përzgjedhjen e Guvernatorit, Nora Latifi-Jashari tha marrë parasysh se në pozitat udhëheqëse ka pak femra, është mirë t’i japin rendësi.

“Ligji nuk e përcakton sa anëtarë është dashur të vinë në Kuvend. Paneli ka votuar për katër emra. Andaj te ne në përfaqësimi i grave në pozita udhëheqësve është shumë i ulët andaj për neve është me rendësi edhe kjo”, tha Jashari.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ky konkurs nuk është proceduar sipas ligjeve.

“Unë besoj që ky konkurs nuk është zhvilluar sipas ligjeve. Mandej është edhe ky kandidati i 5-të, dhe ligji për barazi gjinore është shkelur. Unë besoj që nuk duhet që të vazhdohet më tutje.

Ky konkurs nuk është proceduar sipas ligjit”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Publikohet lista, Irlanda vjen në Prishtinë me 26 lojtarë për ballafaqimin me Kosovën

Publikohet lista, Irlanda vjen në Prishtinë me 26 lojtarë për ballafaqimin me Kosovën

Detaje të reja për listën e Shqipërisë

Detaje të reja për listën e Shqipërisë

Trump pretendon se lideri i ri suprem i Iranit është i përfshirë në negociatat për t’i dhënë fund luftës

Trump thotë se bërja e Kanadasë “anëtare të asociuar” të BE-së mund të jetë “akt armiqësor”

Liga e Parë me duele interesante në xhiron e gjashtë

Liga e Parë me duele interesante në xhiron e gjashtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën