Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë thirrje për protestë gjithëpopullore në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët të mërkurën u dënuan nga Gjykata Speciale me 81 vjet burgim në total.
Në një konferencë për media, përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë njoftuar se protesta do të mbahet nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ndërkohë, OVL-UÇK ka bërë të ditur se sot, në orën 16:30, do të lansojë një platformë për kundërshtimin e vendimit dënues të Hagës.
Lansimi do të bëhet në sheshin “Skënderbeu”, ku përfaqësuesit e organizatës pritet t’u bashkohen edhe protestës së studentëve./teve1.info/




