TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bllokohet “Trusti”, u skadon mandati gjithë anëtarëve të Bordit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tërheqja e Trustit pensional, ekonomistët kanë ide të ndryshme

Nga data 1 mars 2023, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës do të jetë jofunksional, pasi iu skadon mandati gjithë anëtarëve të Bordit, raporton teve1.info

Pesë nga shtatë anëtarëve të këtij Bordi, u kishte skaduar mandati më 30 nëntor të vitit të kaluar derisa më 1 mars u skadon edhe ai i vazhdimit të drejtpërdrejt prej 90 ditëve, sipas ligjit në fuqi.

Ndërkohë, dy anëtarëve tjerë u ishte skaduar mandati në shkurt 2021 dhe të njëjtin muaj të vitit 2022, e të cilët nuk ishin zëvendësuar asnjëherë.

Gjendjen për teve1.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi.

“Pesë anëtarëve të Bordit Drejtues, aktualisht në detyrë (katër anëtarë profesionalë dhe një anëtar përfaqësues), iu ka përfunduar mandati i rregullt më 30 nëntor 2022; por meqë askush nuk është emëruar nga Kuvendi i Kosovës deri në atë datë, mandati i këtyre pesë anëtarëve vazhdon automatikisht (sipas legjislacionit në fuqi) edhe për 90 ditë kalendarike. Si rrjedhim, mandati i këtyre pesë anëtarëve skadon përfundimisht më 28 shkurt 2023 dhe pas kësaj date (prej 1 marsit 2023) FKPK-ja nuk do të ketë Bord Drejtues funksional. Përveç këtyre pesëve, dy anëtarëve të tjerë u kishte skaduar mandati më parë (shkurt 2021 dhe shkurt 2022) dhe nuk ishin zëvendësuar”, tha Demi për teve1.info.

Sipas tij, me skadimin e mandatit edhe të pesë anëtarëve, nga data 1 mars 2023, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nuk do të ketë mundësi të marr asnjë vendim sa i përket investimit të mjeteve pensionale për investim, tërheqje ose lëvizjen e mjeteve pensionale.

“Me skadimin e mandatit të të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues, prej datës 1 mars 2023 FKPK-ja do ta ketë të pamundur të ndërmarrë çfarëdo vendimi rreth investimit të mjeteve pensionale për investimin, tërheqjen ose lëvizjen e mjeteve pensionale meqë është përgjegjësi ekskluzive ligjore e Bordit Drejtues. Kjo mungesë është shumë serioze për institucionin, e ndërlidhur drejtpërdrejt me përgjegjësinë e Bordit Drejtues të FKPK-së ndaj sigurisë së mjeteve pensionale. Andaj, FKPK-ja ka nevojë emergjente ta ketë Bordin Drejtues funksional”, ka thënë ndër të tjera Demi.

Zëdhënësi i Trustit Jeton Demi po ashtu ka shtuar se për të shtatë pozitat e Bordit Drejtues, sipas kërkesës së Komisionit Përzgjedhës, është hapur konkurs më 2 dhjetor 2022 deri më 23 dhjetor 2022.

Mirëpo sipas tij, pas përfundimit të konkursit, lista e kandidatëve dhe dokumentacioni përcjellës i është dorëzuar Komisionit Përzgjedhës, për të cilën ky institucion nuk ka më përgjegjësi e as të drejtë ndërhyrje dhe se procedurat tjera varen vetëm nga Kuvendi i Kosovës.

Lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Trustit, teve1 ka pyetur zyrën e informimit të Kuvendit të Kosovës, prej të cilës nuk ka pranuar ende përgjigje e për të cilën do t’u mbaj të informuar.

Megjithatë, në ueb-faqen e Kuvendit, zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Trustit nuk gjendet në asnjërin nga konkurset e fundit.

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) përbëhet prej shtatë anëtarëve, të cilët përzgjidhen përmes konkursit të hapur publik dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Mandati i tyre është katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë për kanosje ndaj një burri në Shtërpcë

Kërkohet paraburgim për policin në Shtërpcë, dyshohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Nufi për forcat ushtarake Shqipëri – Kosovë në Gaza: Akoma po shqyrtojmë

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

Tahiri: AAK voton pro Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme, konfiskim për pasurinë pa mbulim

Rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, deputeti Gashi kërkon Bashës ndërhyrje urgjente

Gërvalla: Projektligji për Byronë merret me zyrtarët publikë, jo me qytetarët

Gërvalla: Projektligji për Byronë merret me zyrtarët publikë, jo me qytetarët

Maqedonci pas takimit me homologun shqiptar: Diskutuam bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes

Maqedonci pas takimit me homologun shqiptar: Diskutuam bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: S’ka ndryshim në planet e KFOR-it për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: S’ka ndryshim në planet e KFOR-it për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën