TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin “Wagner”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin “Wagner”

Departamenti amerikan i Thesarit tha më 26 janar se sanksionet e reja shënjestrojnë gjashtë individë dhe 12 entitete, përfshirë edhe një kompani të imazheve satelitore nga Kina dhe kompani dhe persona në Republikën Qendrore Afrikane, ku Wagner ka mercenarë aktivë, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftimin e Thesarit tha se sanksionet janë pjesë e përpjekjeve për të “degraduar aftësinë e Rusisë në luftën kundër Ukrainës”.

Mijëra trupa të Wagner-it po luftojnë në Ukrainë dhe themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, publikisht ka tentuar që të marrë meritat për përparimet në fushëbetejë. Ai po ashtu është parë në video duke rekrutuar luftëtarë për Wagner-in në burgjet ruse, duke u premtuar të burgosurve falje nëse marrin pjesë në luftime.
Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë fajësuar trupat e Wagner-it për mizoritë kundër civilëve në Ukrainë, teksa pushtimi rus i Ukrainës tani ka hyrë në muajin e 12-të.

“Teksa sanksionet ndaj Rusisë nga koalicioni ynë ndërkombëtar vazhdojnë të japin rezultate, Kremlini është i dëshpëruar duke kërkuar për armë dhe mbështetje – përfshirë edhe përmes Grupit brutal Wagner – për të vazhduar luftën e tij të pajustifikuar kundër Ukrainës”, citohet të ketë thënë sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.

Thesari tha se personeli i Wagner-it “po përfshihet në aktivitete serioze kriminale, përfshirë ekzekutimet masive, përdhunime, rrëmbime fëmijësh dhe abuzime fizike në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali”.

SHBA-ja tha se që nga vitit 2017, Wagner ka qenë i përfshirë në aktivitete që kanë kërcënuar Ukrainën.

“Në kohën kur ushtria ruse ka pasur ngecje në fushëbetejë, [presidenti rus, Vladimir] Putin po varet te Wagner-i për të vazhduar luftën e tij”, tha SHBA-ja.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë edhe disa kompani. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Filmi nga Kosova fiton çmimin “CineMasters Award” në Gjermani

Filmi nga Kosova fiton çmimin “CineMasters Award” në Gjermani

Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë

Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë

Zelensky uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Nëse qëndrojmë së bashku, do t’ia dalim

Zelensky uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Nëse qëndrojmë së bashku, do t’ia dalim

Evropa në alarm, të nxehtit ekstrem thyen rekorde

Evropa në alarm, të nxehtit ekstrem thyen rekorde

Ndriçohet një nga rrugët kryesore të kryeqytetit

Ndriçohet një nga rrugët kryesore të kryeqytetit

Fermerët Kosovarë të Qumështit – AUV-it: Publikoni rezultatet për qumështoren “Vita”, në të kundërtën priten protesta

Fermerët Kosovarë të Qumështit – AUV-it: Publikoni rezultatet për qumështoren “Vita”, në të kundërtën priten protesta

Flamuri amerikan ngritet në oborrin e një xhamie në Prishtinë

Flamuri amerikan ngritet në oborrin e një xhamie në Prishtinë

Aksioni në “Vita”, priten rezultatet laboratorike

Aksioni në “Vita”, priten rezultatet laboratorike

Arrestimi i Osman Selmanit në Serbi, ky është rrëfimi i familjes

Arrestimi i Osman Selmanit në Serbi, ky është rrëfimi i familjes

16 tentime në 55 minuta, mjekët rrëfejnë si ia rikthyen jetën 52-vjeçarit

16 tentime në 55 minuta, mjekët rrëfejnë si ia rikthyen jetën 52-vjeçarit

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën