TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova dhe Serbia kanë mospajtime në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Targat

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova dhe Serbia kanë mospajtime në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Targat

Mbrëmjen e së mërkurës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecala, përmes një postimi në twitter tha se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit.

“Serbia ka shkelur marrëveshjen e nëntorit 2022 për targat e makinave. Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës së fundmi ka zbuluar raste të veturave me targa të paligjshme të rinovuara nga autoritetet serbe deri në dhjetor të vitit 2022. Si pasojë, iu është ndaluar hyrja në Kosovë”,ka shkruar Sveçla.

Me anë të një kundër reagimi, Drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova është ajo që po e shkel marrëveshjen.

“Duket se ju @xcvecla nuk e keni lexuar marrëveshjen e fundit për targat. Ai kërkon qartë që Beogradi të ndalojë lëshimin e targave të reja KM dhe se PR do të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me procesin e ri-regjistrimit. Çdo gjë tjetër është një shkelje e drejtpërdrejtë e kësaj marrëveshjeje”,ka thënë ai.

Por, nga Bashkimi Evropian nuk po konsideron që Serbia po shkel, marrëveshjen, ndërkohë që u bën thirrje palëve për përmbajtje.

“Ne,gjithashtu, kemi marrë parasysh vendimin e Serbisë, më 6 dhjetor 2022, që letrat ngjitëse të regjistrimit për targat KM nuk do të rinovohen. Ne kuptojmë se rinovimi i sigurimit dhe kontrolli teknik ka të bëjë me automjetin e jo me tabelat e regjistrimit, dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet rinovim i tabelave të regjistrimit”,deklaroi Stano.

Kjo paqartësi është krijuar për faktin se legjislacioni në Serbi, legalitetin e veturave ose regjistrimin e tyre nuk e ka të lidhur me targat, por vetëm me vazhdimin e kontrollimit teknik. Që i bije, që targat që lëshohen nga Serbia nuk kanë afat të skadimit.

Pavarësisht kësaj, profesori universitar Milazim Krasniqi thotë se Kosova duhet të fokusohet te marrëveshja përfundimtare.

“Të gjitha marrëveshjet kanë defekte të mëdha dhe e kanë të pamundur të realizohen, për këtë arsye edhe kjo ka qenë edhe gabim tentativa për ta zbatuar atëherë dhe ka qenë gabim edhe marrëveshja si është bërë edhe është e pamundur që kjo të kryhet. Bile unë mendoj që Qeveria nuk duhet shumë të harxhoj energji e të fokusohet në këtë çështje, por duhet të fokusohet më shumë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”,vlerësoi Krasniqi.

Javë më parë tëvë1 pati raportuar se pavarësisht marrëveshjes, Serbia po vazhdonte të lëshonte targa “KM”. Por edhe marrëveshjet e kaluara, Beogradi nuk i ka respektuar.

E për këtë Arbesha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë  se me këtë sjellje të Serbisë, është problematike për marrëveshjen përfundimtare.

“Kjo është bërë një gjë që Serbia po e bënë në vazhdimësi dhe konsideroj që duhet me ardh një kohë që me u ndërpre, sepse konsideroi që një qasje e tillë, ngreh shumë shqetësim realisht për gjithë procesin si tërësi, çka mundemi me prit ne në kuptim të një marrëveshje finale dhe aq më pak çfarë pritje mundemi me pas në respektim të një marrëveshje potenciale. Pra është një qasje vërtetë shqetësuese”,tha Loxha.

Brenda dhe jashtë vendit në vazhdimësi është thënë se qasja e butë e Bashkimit Evropian, i ka mundësuar Serbisë t’i shmanget zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dalin pamjet e rënda të natës kritike të therrjes me thikë dhe hedhjes nga vetura të Auron Thaqit

Dalin pamjet e rënda të natës kritike të therrjes me thikë dhe hedhjes nga vetura të Auron Thaqit

Emocione të forta në betimin e 515 ushtarëve të rinj të Kosovës

Emocione të forta në betimin e 515 ushtarëve të rinj të Kosovës

Haxhiu pas betimit të 515 rekrutëve të FSK-së: Do ta mbështesim me buxhetin dhe legjislacionin e nevojshëm

Haxhiu pas betimit të 515 rekrutëve të FSK-së: Do ta mbështesim me buxhetin dhe legjislacionin e nevojshëm

​Ushtarja e re e FSK-së Argjendë Elshani: Forca e një ushtari nuk matet nga gjinia

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban nesër konferencë për media

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

Arifi kritikon PDK-në pasi presidentja e ktheu ligjin për Specialen në Kuvend: Veprim i papërgjegjshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën