TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Jemi kundër thirrjeve për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Jemi kundër thirrjeve për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë

Maqedonia e Veriut merr këtë vit kryesimin e Kartës së Adriatikut, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet vetëm shtet vëzhgues në këtë mekanizëm, për çka Osmani deklaron se sivjet vendi ynë duhet të anëtarësohet në këtë kartë

“Kosovën e ka penguar deri më tani anëtarësimi mos pasja e konsensusit, dhe unë kam bërë thirrje edhe gjatë konferencës në Podgoricë kur kemi marrë kryesimin që këtë vit duhet patjetër Kosova të anëtarësohet në këtë kartë, dhe ideja jonë është në 20-vjetorin e themelimit të ofrojmë një koncept të ri strategjik, çka tani me ambiciet euroatlantike të rajonit, për shkak se nëse katër prej pesë vendeve tashmë janë anëtarësuar, do te thotë qëllimi paraprak i idesë për A5 është realizuar. Tani duhet të krijojmë konceptim e ri strategjik, çka bëjmë me Kosovën në NATO, çfarë bëjmë me Bosnje Hercegovinën në NATO, dhe cili do të jetë raporti i NATO-s me Serbinë, dhe ne e kemi ndërmend gjatë kryesimit tonë të dalim me një koncept të qartë strategjik se cilët duhet të jenë prioritetet dhe në çfarë dinamike do të duhet kjo platformë të bëjë punën e vet natyrisht duke vendosë akcent në anëtarësimin e Kosovës në NATO”, thotë Osmani.

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut thotë se i kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit ku serbët vendosën barrikada dhe krijuan tensione në atë pjesë të shtetit.

Ai është shprehur kundër thirrjes së Serbisë për të kthyer trupa ushtarake e policore në Kosovë.

“I ndjekim me shqetësim për shkak se shumë e zbehtë është vija ndërmjet retorikës inflamatore ose retorikës nacionaliste deri të eskalimi në terën, prandaj kemi qenë kundër këtyre thirrjeve për kthim të ushtrisë në Kosovë, qofshin edhe ato për konsum të brendshëm për shkak se ju mund të keni ndonjë ide tjetër prapa asaj retorike por njerëzit mund t’i marrin ndryshe dhe pastaj bëhet vonë. Prandaj, është me rëndësi të ulim këtë retorikë të panevojshëm, kujtoj që intensifikimi i ndërmjetësimit nëpërmjet ideve konkrete është mundësi e mirë të cilën duhet ta shfrytëzojnë të dyja palët, flas për ndërmjetësimin evropian nëpërmjet propozimit franko-gjerman për shkak se statusquo-ja nuk i konvenon asnjërës palë, as Kosovës as Serbisë nga statusquo-ja përfitojnë vetëm vendet e treta të cilat duan të mbajnë konflikte të hapura këtu dhe në atë mënyrë të kenë influencën e tyre”, thotë Osmani.

Osmani thotë se e përkrahin Kosovën në veprimet për të zbatuar ligjin në tërë territorin e saj.

Ai shton se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe, sipas tij, duhet të ketë sa më parë një zgjidhje gjithëpërfshirëse që bazohet në njohje reciproke.

“Shteti i së drejtës duhet të implementohet dhe respektohet dhe kjo është pa dilemë, mirëpo kujtoj që në këto situata të cilat janë shumë të ndjeshme, në këto situata në të cilat jo secila palë e di stabilitetin dhe paqen në rajon mendoj që duhet të jemi shumë më të vëmendshëm dhe shumë më të kujdesshëm. Unë kam thënë Maqedonia e Veriut mund të shërbejë si shembull jo vetëm për Kosovën e Serbinë por për shumë vende në rajon, qoftë për të mirë qoftë për të keq, si jemi qasur ne raportit me komunitetin ndërkombëtar, raportit me palët me të cilat kemi qenë në kundërshtim ose kemi pasur ndonjë çështje të hapur dhe unë kujtoj se vetëm vendime të guximshme, bashkëpunim i ngushtë me partnerët tanë para se gjithash Uashingtoni dhe Brukseli, vizioni për të ardhmen mund të jenë garantues edhe për interesat e secilit prej nesh”, shton Osmani./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump pretendon se Kina është e lumtur që ai po e hap “përgjithmonë” Ngushticën e Hormuzit

“Krizë e braktisur”- Sudani hyn në vitin e katërt të luftës

“Krizë e braktisur”- Sudani hyn në vitin e katërt të luftës

Një tjetër sulm me armë në shkollë në Turqi: katër të vrarë dhe mbi 20 të plagosur

Një tjetër sulm me armë në shkollë në Turqi: katër të vrarë dhe mbi 20 të plagosur

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump pretendon se Kina është e lumtur që ai po e hap “përgjithmonë” Ngushticën e Hormuzit

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Ekstradohen nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë katër persona

“Krizë e braktisur”- Sudani hyn në vitin e katërt të luftës

“Krizë e braktisur”- Sudani hyn në vitin e katërt të luftës

Sfidat e Sorensen në dialog

Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën